E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Topi me Ambasadorët diskutime për zgjidhjen

TIRANE- Kriza politike po angazhon presidentin Topi dhe diplomatët e huaj në gjetjen e një zgjidhjeje. Pas takimeve të së premtes, presidenti Topi ka pritur sot në Presidencë Ambasadorin Amerikan, Withers dhe Ambasadorin Spanjoll, Montobio. Takimi i cili ka zgjatur më shumë se një orë ka pasur në qendër situatën politike në vend. Ashtu sic konfirmohet edhe nga njoftimi zyrtar i Presidencës, në qendër të diskutimeve kanë qenë mudësitë dhe rrugët kushtetuese e institucionale për të zgjidhur sa më shpejt krizën.

Më tej njoftimi sqaron se pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte dhe nevoja për vazhdimi e reformës në drejtësi, në funksionim të një sitemi gjyqësor plotësisht të paanshëm e profesional.
Ky është takimi i dytë që Presidenti Topi ka zhvilluar me Ambasadorin Withers dhe Montobio brenda pak ditësh për shkak të situatës së rënduar politike që ka përfshirë vendin.
Për herë të parë në takimet me ndërkombëtarët, Topi ka angazhuar këshilltarin e tij juridik Spiro Pecin, cka do të thotë se po kërkohet një zgjidhje jurdike për cështjen që ka futur në ngërc politikën.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›