Vlorë, shpërthen makina, 1 i vdekur, 3 të plagosur
VLORE- Një automjet ka shperthyer ne mes te qytetit te Vlores dhe nje person ka gjetur vdekjen, nderkohe qe 3 te tjere jane te plagosur rende.
Ngjarja ka ndodhur pak me pare, ku automjeti me targa te huaja, tip opel eshte hedhur ne ere dhe ka shkaktuar panik ne gjithe zonen, qe ne ate kohe ka qene shume e populluar.
Sipas policise, viktima eshte identifikuar si Renato Abazi, drejtues i mjetit, i cili nuk dihet nese eshte nje person me precedente penale. Nuk ka ende konfirmim zyrtar per identitetin e personit tjeter qe ka qene ne automjet ne kohen e shperthimit, nderkohe qe te lenduarit etjere jane kalimtare te rastit.
Shperthimi ka qene shume i fuqishem dhe prej tij, jane thyer xhamat dhe ka pasur demtime ne ndertesat perreth.
Ne vend mberriten me urgjence forca te zjarrikeses, te cilat nderhyne per disa kohe per shuarjen e flakeve. Grupi hetimor po punon per zbardhjen e ngjarjes.