Meta-Vendola: Inkurajim të investitorëve për gazësjellësin TAP

Thithja e sa më shumë investitorëve për projektin e gazësjellësit TAP ka qenë në qendër të diskutimeve të takimit të kreut të LSI-së Ilir Meta gjatë takimit të tij me Presidentin e Pulias, Niki Vendola.
Më tej Meta ka vlerësuar rolin e Vendolës në Shqipëri, ndërsa ka theksuar se rajoni i Pulias është i rëndësishëm për vendin tonë. Në këtë kuadër kreu i LSI-së Ilir Meta ka shprehur dëshirën dhe gadishmërin për forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.
Nga ana tjetër, Presidenti i Pulias Vendola, duke vlerësuar rolin e zotit Meta në forcimin e bashkëpunimit, u shpreh krenar për komunitetin shqiptar në Itali.
Ndër të tjera Meta dhe Vendola diskutuan dhe për zhvillimet politike në Shqipëri. Takimi erdhi në kuadër të një vizite pune që zoti Meta po zhvillon në qytetin fqinj, Italinë.