E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, shtyhet seanca ndaj Bollanos, mungonte avokati i tij

Është shtyrë seanca e fundit e gjyqit që kishte si të pandehur kryebashkiakun e Himarës, Vasil Bollano. E vendosur për tu zhvilluar dje në orën 10:00, ajo nuk ka mundur të realizohet, pasi në sallën e gjyqit nuk është prezantuar avokati mbrojtës i kryebashkiakut Bollano. Petraq Curri duhej të lexonte dje motivacionin e mbrojtjes, pas pretencës së dhënë nga prokurori i çështjes, Sokol Malaj, i cili kërkoi dënimin me 1 vit burg dhe një gjobë prej 5 milion lekësh.Tashmë do të jetë mbrojtja e cila do të thotë fjalën e saj. Avokati Curri nuk u paraqit në sallë dhe kjo bëri që gjyqtari i çështjes ta shtyjë seancën gjyqësore për në datën 7 prill prill, ora 03.00, kur edhe parashikohet që të jepet verdikti i gjykatës për Vasil Bollanon, u shpreh ai. Bollano akuzohet për shpërdorim detyre, pas veprimit të urdhëruar prej tij për heqjen e tabelave në aksin rrugor Llogara-Qeparo, me pretendimin se ato duheshin shkruar edhe në greqisht. Për vendosjen e tabelave është organizuar tenderi prej 5.3 milion lekë, i zhvilluar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, me objekt vendosjen e sinjalistikës rrugore në aksin rrugor Orikum-Himarë-Sarandë -Butrint. Gjate punës së saj kjo firme fituese e tenderit AGE&CO shpk ka hasur probleme me Policinë Bashkiake të Himarës, e cila nuk ka lejuar vendosjen e tabelave sinjalistike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›