E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Meta bën koalicion me këdo, edhe me Berishën

Koalicioni i majtë me në krye Partinë Socialiste nuk e beson Ilir Metën kur thotë se e vetmja mundësi bashkimi pas zgjedhjeve është ky koalicion. Kreu i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi tha se Meta është gati të kalojë edhe me Berishën pas zgjedhjeve në rast se ai fiton. Dihet fenomeni Xhuveli. Edhe Lufteri është gati të bëhet me ne po fituam, edhe Sala, edhe kushdo të bëhet me ty po fitove. Problemi i LSI është jo a është e gatshme të bëhet pjesë e pushtetit të së majtës po fitoi, problemi i saj është se ajo është e gatshme të bëhet edhe me Berishën po fitoi, dhe ajo bëhet me gjithkënd, tha Gjinushi. Kreu i PSD-së, Gjinushi thotë se ka 3 arsye që Meta bën këtë deklaratë në këtë moment. Vota për këtë bashkim çon në fitore, çdo votë jashtë këtij bashkimi nuk çon në fitore. LSI e bën nga halli pasi duke parë se qëndrimi jashtë bashkimit të majtë, loja që ka bërë me votën e së majtës ku ka marrë lojën majtas dhe ka vepruar në favor të Berishës si në këshillin bashkiak të Tiranës apo në këshillat e qarqeve, kjo po e dëmton. Saliu është alarmuar që LSI nuk po i shërben më për të çuar të majtën në humbje ose për të evituar humbjen e tij dhe i ka thënë Metës të marrë prapë imazhin e një të majte, tha Gjinushi. Sipas kreut të PSD-së tashmë është shumë vonë që e majta të bashkohet para zgjedhjeve të 28 qershorit, megjithatë thotë ai deklaratat e Metës janë një arsye më shumë për të besuar se koalicioni me PS-në është fitues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›