FDE, aktivitet për zhvillimin hierarkisë së vlerave në universitete
Forumi për Demokraci dhe Etikë, në kuadër të fushatës sensibilizuese Brain Stand për qëndrimin, vlerësimin dhe lartësimin e trurit shqiptar, organizoi dje një takim me akademikë, profesorë dhe studentë në Tiranë. Në panelin e këtij takimi ndodheshin Dr. Nebi Bardhoshi, Nëndrejtor i FDE-së, Spiro Cura, Nëndrejtor i FDE-së, Profesor Lulëzim Hana, Rektor i Universitetit Vitrina, Dr. Erion Kristo, pedagog në universitete jopublike dhe Gjergj Vlashaj, Drejtor i Përgjithshëm i Universitetit Vitrina.
Drejtori Ekzekutiv i FDE-së, Arian Galdini, u shpreh se ka ardhur koha që të gjithë së bashku, duhet të ngremë zërin që studentët dhe diplomat shqiptare të vlerësohen, jo nga kartoni, por duke iu referuar kurrikulave dhe kualitetit që sjellin universitetet shqiptare. Sipas tij, edhe mendimi shqiptar dhe kërkimi shkencor shqiptar duhet të ngrihet në një lartësi që ato të gjenerojnë mendime, që Shqipëria të bëhet pse jo edhe eksportuese e mendimit dhe e vlerave, duke parë thellë në rrënjët e saj, por edhe duke e ndërthurur me përvojat evropiane, çka do të na çojë në një rrugë të shëndetshme drejt Bashkimit Evropian.Sa më shumë forcë dhe dinjitet ti japim universiteteve publike dhe private në vend aq më mirë është për ne. Nuk duhet të krijojmë privilegje për ata që vijnë nga studimet jashtë Shqipërisë, por të krijojmë kushte të barabarta mes tyre dhe atyre që studiojnë këtu, - vijoi Galdini. Më pas e ka marrë fjalën Nëndrejtori i FDE-së Dr. Nebi Bardhoshi, i cili theksoi se duhet të ekzistojë hierarkia e vlerave. Sipas tij kjo na detyron të marrim nisën e aleancës së madhe të mirëbesimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve shtetërore. Rektori i Universitetit Vitrina tha se po punohet që studentët që përgatiten
tek ky universitet të jenë gati për tu punësuar në sektori privat dhe publik. Dr Erion Kristo theksoi se duhet të mbështetemi në parimin e barabartë për të gjithë. Në vijim të debatit, zoti Gjergj Vlashaj, Drejtori i Përgjithshëm i Universitetit Vitrina theksoi si domosdoshmëri investimet në arsim, të cilat sipas tij, që nëpërmjet tyre do të krijohen kushte optimale për studentët. Ne e kemi hedhur një hap drejt suksesit me investimet që kemi bërë në universitetin tonë, vijoi Vlashaj. Spiro Cura, Nënkryetar i FDE-së, tha se qytetarët janë më të interesuar se politika për arsimin, por kjo nuk u jep të drejtën politikanëve që të jenë të pandjeshëm ndaj kërkesave tona. Më pas e kanë marrë fjalën pedagogë që kanë falënderuar FDE-në për strategjinë e BRAIN STAND, Qëndrimin, Vlerësimin dhe Lartësimin e Trurit Shqiptar.