Panairi, mundësi për nënkontraktim
30/04/2009 Ministri Genc Ruli hap siparin e panairit të Konfindustrisë. 18 kompani ekspozojnë kapacitetet
Kompanitë shqiptare pjesë e projekteve të investimeve në energjetikë dhe infrastrukturë
Një mundësi më shumë për kompanitë shqiptare në fushën e energjetikës dhe infrastrukturës. Kjo është ajo që ofroi dje panairi i Teknologjisë dhe Industrisë, organizuar nga Konfindustria. Për të hapur siparin e këtij panairi, ku morën pjesë 18 kompani të mëdha evropiane të sektorit të energjisë, ka qenë i pranishëm ministri i Ekonomisë, Genc Ruli.
Panairi
Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, është ndalur në secilin prej pavijoneve për t’u informuar lidhur me të rejat e fundit të teknologjisë, që ofrojnë kompanitë e huaja. Në pavijonet e kompanive evropiane janë paraqitur kapacitetet e kompanive dhe të zhvillimet më bashkëkohore në ndërtimin e burimeve prodhuese të energjisë elektrike, ku ndër më të veçantat është ai i kompanisë “Kalivaç Green Energy”, projekti i hidrocentralit të Kalivaçit. Ky projekt kap një vlerë investimi prej 150 milionë euro. Ndërkohë, projektet e parashikuara të investimeve në Shqipëri dhe rajon në fushën e energjetikës dhe infrastrukturës, që shfaqen në panair, janë një mundësi e shkëlqyer e kompanive shqiptare për të përfituar si nënkontraktore në prodhime dhe procese punë të ndryshme të nevojshme për fazat e zbatimit të projekteve. “Pikërisht me qëllim të përfitimit si nënkontraktorë nga financimet e siguruara të projekteve të energjetikës në Shqipëri në panair janë të pranishëm edhe një numër i madh kompanish të fushave të ndërtimit, të teknologjisë së lartë, të pajisjeve energjetike, të shërbimeve, etj. nga vendet e rajonit si Italia, Turqia, Kroacia”, - tha Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm i Konfindustrisë. Në panair ka gjithashtu shfaqje të organizimit të industrive ricikluese nga Austria si një prej vendeve me ekologjike të Evropës. Në datën 1 maj do të zhvillohet Forumi i Konfindustrisë 2009 me emërtimin “Shqipëria si Fuqi Energjetike”.
Kërkohet ndërhyrje nga qeveria
Kriza, në vështirësi serioze biznesi me fason
Rreziku i prekjes nga kriza dhe mungesa e masave nga ana e Qeverisë për minimizimin e efekteve negative është gjithnjë e më prezent në biznesin me fason. Ndërsa, presioni për rritjen e ndikimit të krizës globale në sektorin e prodhimeve me material porositësi dhe produktiviteti apo gjendja e kompanive shqiptare të fasonit sa vjen e shtohet. Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve shprehet e shqetësuar lidhur me rritjen e presionit të krizës globale ndërkombëtare ndaj bizneseve që prodhojnë me material porositësi. “Jemi të shqetësuar nga treguesit e përkeqësuar të eksportit të këtij sektori, duke filluar nga muaji tetor-nëntor i vitit të kaluar dhe nga numri i ndërmarrjeve që janë mbyllur apo janë në prag të mbylljes, që kanë reduktuar në maksimum numrin e punëtorëve dhe që iu mungon likuiditeti për vazhdimin normal të punës”, - theksuan në një njoftim zyrtar përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve. Anëtarët e Bordit Drejtues të Dhomës kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe një numër i konsiderueshëm kompanish në vështirësi nga Tirana, Durrësi, Shkodra kanë shprehur shqetësimin për këtë situatë dhe kanë gati një paketë me propozime konkrete për Qeverinë në mënyrë që të eliminohet mbyllja graduale e kompanive shqiptare dhe pushimi nga puna i punonjësve të tyre. Sipas të dhënave të fasonistëve, eksportet kanë shënuar në muajin dhjetor rënien më të lartë mujore historike gjatë viteve të fundit. Kërkesa më e ulët nga partnerët ndërkombëtarë është dhe arsyeja e stepjes së eksporteve të tekstileve e këpucëve. Sipas tyre, shqetësues është fakti që grupmallrat e prekura nga kriza përbëjnë 88% të eksporteve shqiptare, ndërsa mbulimi i importeve nga eksportet arriti në nivele minimale historike në dhjetor prej vetëm 16%, nivel që nuk është parë asnjëherë në periudhën 2000-2008. Kjo tkurrje e eksporteve do të ndikojë në nivelin e punësimit. Kompanitë në vështirësi do të tentojnë të reduktojnë fuqinë punëtore, në përpjekje për të mbijetuar dhe reduktuar kostot.
Panairi i hapur deri më 2 maj
U hap dje Panairi ndërkombëtar i “Teknologjisë dhe Cilësisë 2009”. Kështu, janë mbledhur në kryeqytet për herë të parë industritë më të fuqishme evropiane të energjetikës dhe infrastrukturës. Organizatorët e këtij panairi kanë vlerësuar se një panair i përmasave të tilla është shenjë optimizmi për ekonominë shqiptare. “Ka vlerë të veçantë, nëse vlerësojmë, se kryhet në kushtet e krizës globale financiare, mungesës masive te likuiditetit dhe tregjeve të varfëruara botërore”, - theksoi administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku. Në këtë panair marrin pjesë kompani të tilla gjigande si Verbund, Bechetti, Enel, CEZ, Monkada, EVN, CAE, Andrix. Prania e tyre, së bashku me kontratat e financuara të projekteve energjetike në Shqipëri të kompanive në fjalë prej më shumë se 5 miliardë euro, sipas organizatorëve, e kanë shndërruar panairin e Konfindustrisë në panairin më të madh të industrive energjetike për rajonin e Ballkanit Perëndimor në vitin 2009. Për të gjithë të interesuarit panairi do të qëndrojë i hapur nga data 29 prill deri në 2 maj.
Financimi 30 milionë euro
Rreth 30 milionë euro është shuma me të cilën do të financohet aktiviteti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vendin tonë nga qeveria italiane. Ky financim do të konkretizohet me marrëveshje. Sot organizohet ceremonia e nënshkrimit të kontratave të para për financimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme shqiptare në kuadrin e Programit italo-shqiptar për Zhvillimin e tyre në Shqipëri. Financimet do të bëhen në përputhje me kriteret e hartuara nga ky program lidhur me linjën e kredisë në një vlerë prej 30 milionë eurosh. Lidhja e marrëveshjeve do të bëhet gjatë panairit të Albkonfindustrisë në panelin e Projektit italo-shqiptar për Zhvillimin e këtyre ndërmarrjeve. Ndër kriteret për marrjen e kredisë nga ana e SME-ve referuar programit duhet që shoqëria të jetë e regjistruar në Shqipëri, jo më pak se 51 për qind e kapitalit themeltar të shoqërisë të zotërohet nga shtetas shqiptar. Gjithashtu, shoqëria që aplikon për këtë kredi duhet të ketë një qarkullim vjetor jo më të lartë se 5 milionë euro, shoqëria të ketë një numër punonjësish jo më shumë se 80.