E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA mbarojne rezervat e vaksinave

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me mungesë të vaksinës anti grip ndërkohë që një numër i madh amerikanësh po nxitojnë të marrin ato që kanë mbetur. 
Zakonisht vaksinat antigrip merren më shumë në stinën e vjeshtës dhe kjo ka bërë që të mos ketë sasi të mjaftueshme në këtë periudhë. Shumë farmaci kanë mbaruar rezerva për shkak të kërkesave gjithnjë e në rritje. 
Procedura e vaksinimit është shumë e thjeshtë pasi nuk nevojitet as receta mjekësore. Mjafton të mbushet një formular ku shkruhen alergjitë nga mjekimet e ndryshme ose të dhëna të rëndësishme për historinë mjekësore. E tërë procedura përfundon brenda dhjetë minutash. Vaksina është e njëjtë por çmimet variojnë sipas shteteve, ato lëvizin nga 15 deri në 35 dollarë.
Qendrat amerikane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve u kërkon banorëve të vaksinohen që në vjeshtë por janë të paktë ata që ndjekin këshillën. Vetëm 39 për qind të të rriturve dhe 52 për qind të fëmijëve janë vaksinuar në sezonin e gripit. 
Edhe në këtë rast kriza financiare ka dhënë kontributin negativ, pasi njerëzit e sëmurë me grip ndihen të detyruar të punojnë gjithsesi duke përhapur virusin tek kolegët e tyre. 
Qendrat për sëmundje kanë paralajmëruar se në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit do të jetë dhe kulmi i përhapjes së virusit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›