Vlorë, tentuan të vrasin një person, arrestohen nga policia

Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi akuzohen për "Vrasje me dashje" të mbetur në tentativë dhe “armëbajtje pa leje”.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 22-vjeçari Adion Hanxhari dhe është shpallur në kërkim bashkëautori i tij me inicialet N.F, 34 vjeç banues në Vlorë.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas një konflikti për motive pronësie kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. S., 35 vjeç banues në Vlorë dhe janë larguar menjëherë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë 9 mm si dhe një automjet tip BMW me targa CW 578 NY, në pronësi të shtetasit Adion Hanxharit.
Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Adion Hanxhari dhe po punohet për kapjen e bashkëautorit tjetër të këtij rasti.