E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, prangoset vrasësi i 20-vjeçarit Donald Lamçe

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së 20-vjeçarit Donald Lamçe. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 23-vjeçari Azmir Rreshana i cili dyshohet se ka vrarë më armë 20-vjeçarin disa ditë më parë në fshatin Bujqës të Elbasanit.
 

Ndërkohë disa ditë më parë policia arrestoi edhe 26-vjeçarin Gentian Lleshanaku i cili dyshohet se ka ndihmuar kushëririn e tij i cili është autori i vrasjes së Lamçes të largohet nga vendngjarja duke fshehur edhe armën e krimit. Ndërkohë që policia arriti të sekuestrojë edhe automatikun me të cilën është kryer vrasja si dhe 37 fishekë dhe 13 celularë.

Ngjarja e rëndë disa ditë më parë në fshatin Bujqës të Elbasanit ku 20-vjeçari Donald Lamçja u qëllua për vdekje me automatik në afërsi të shkollës së fshatit.
 

Sipas policisë viktima në momentin e vrasjes ishte në një lokal me disa shokë të tij kur është thirrur nga autori të dilte jashtë lokalit. Pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, autori ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar mbi 20-vjeçarin dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›