E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Integrimi fetar, hap për integrimin e plotë të vendit

Integrimi fetar është një hap i rëndësishëm në mbështetje të integrimit të plotë të Shqipërisë në BE. Presidneti i republikës Bamir Topi gjatë një pritje me krerët e kishave europiane të mbledhura në Tiranë, ka kërkuar hapur mbështetjen e Vatikanit në procesin e përafrimit të Shqipërisë me institucionet europiane.
 

Ndërkohë kardinali i Budapestit Petër Erdë, i cili mban presidencën e radhës të këshillit të konferencës ipeshkvnore europiane i kërkoi shtetit shqiptarë që ti kthejë pronat klerit katolik të masakruar nga regjimi komunist.
 

Për herë të parë është mbajtur në Tiranë mbledhja e përvitshme e kryetarëve të të gjithë konferencave ipeshkevore të Europës. Ky aktivitet i cili zhvillohet çdo vit në një kryeqytet europian e këtë vit është zgjedhur Tirana edhe me propozim të Arqipeshkevit Imzot Rrok Mirdita. Pas vizitës së Papës në prill të 1993 është ngjarja më e rëndësishme për Kishën Katolike në Shqipëri, por edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me Kishën katolike.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›