E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhet kreu i qarkut Shkodër, rrjedhin 7 vota nga mazhoranca

Maxhid Cungu

Maxhid Cungu është kryetari i  ri i Këshillit të Qarkut Shkodër. Sot është bërë dhe konstituimi i këtij institucioni. Cungu mori 41 vota ndërsa 22 votuan për kandidatin e Partisë Socialiste, Luan Heta. Duke qenë se biznesmeni Heta, ka marrë 22 vota, rezulton se ka patur një rrjedhje prej 7 votash nga mazhoranca pasi opozita nga zgjedhjet e 8 majit ka dal me 15 anëtar në këtë qark.

Votimi është shoqëruar me debate mes deputetëve të PS, Tom Doshit e Paulin Sterkajt me zv.ministrin të brendshëm, Ferdinand Poni. Ata kanë debatuar lidhur me procedurën e përzgjedhjes së komisionit, numrit të anëtareve të komisionit të numërimit të votave si dhe për  mënyrën e votimit. Pas debateve u ra dakord që komisioni të përbëhet nga 3 anëtar 2 nga maxhoranca dhe 1 nga opozita.

Poni, gjatë deklaratës se tij para këshilltarëve, vlerësoi punën e bërë 4 vitet e kaluara nga këshilli i qarkut, duke e kthyer sipas tij Shkodrën në një qark me influencë të madhe jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë kufijve shqiptarë.

Deputeti i PS-së, Paulin Sterkaj tha se votimi ishte i trokuar pasi mazhoranca është porositur të vendosë shenja në fletë (pika në vende të ndryshme) në mënyrë që vota të kontrollohet. Por pavarësisht kësaj, ai tha se fakti që kandidati i opozitës ka marrë 22 vota dhe pse opozita ka 15 anëtarë në këtë këshill tregon për rritje të besimit tek PS jo vetëm nga elektorati por dhe nga të zgjedhurit në bashki e komuna të ndryshme të qarkut.

Maxhid Cungu ka qenë prefekt i qarkut të Shkodrës në vitin 2007-2011, ku pas zgjedhjeve të 8 majit dha dorëheqjen për shkak e u zgjodh anëtar i këshillit të qarkut. Maxhid Cungu kryetari i ri këshillit të qarkut Shkodër në fjalën e tij falënderoj për mbështetjen e dhënë nga ana e këshilltareve si dhe garantoj se do vijoj me përkushtim për të punuar bashkarisht për zhvillimin e qarkut Shkodër. Detyra e Kryetarit të ri të Këshillit të Qarkut Shkodër iu dorëzuar Maxhid Cungut nga ish Kryetari Gjovalin Kolombi.

Anila Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›