E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vritet për hakmarrje një 52-vjeçar

Policia lokale bëri me dije se viktima është shtetasi Nure (Agim) Xhaferaj, 52-vjeç, lindur dhe banues në Selenicë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se vrasja është kryer për motive hakmarrje pasi viktima dhe familjarët e tij qysh prej vitit 1998 e deri më sot janë në konflikt me fisin Llanaj, konflikt i cili ka vijuar me vrasjet reciproke të familjarëve të tyre përkatësisht në vitet 1998, 2002, 2004 dhe 2011.

 “Gjithashtu sqarojmë se më datë 26.09.2011, rreth orës 12.30 në qytezën e Selenicës përpara pallatit numër 138 është tentuar të vritet me armë zjarri automatike shtetasi Nihat Xhaferaj ku si autorë të këtij rasti janë arrestuar shtetasit Altinit Hysen Aliaj (nipi i familjes Llanaj) vjec 35, lindur në Selenicë dhe banues  lagjen ”Pavaresia” Vlorë, i dënuar më parë  për vjedhje banke, dhe shtetasi  Armando Selam Shakaj, vjec 27, lindur në Selenicë dhe banues  në lagjen ”24 Maj”  Vlorë.  Aktualisht ndaj këtyre shtetasve me vendimin Nr. nr.557 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë date 30.11.2011, është vendosur masa e sigurisë ”Detyrim Paraqitje””, sqaroi policia.

Nga hetimet e kryera deri më tani në lidhje me ngjarjen e djeshme, nga strukturat Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë janë shoqëruar 6 shtetas, midis tyre të afërm të familjes Llanaj dhe është shpallur në kërkim një tjetër i dyshuar si autor i ngjarjes. Aktualisht vijon puna për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje./Start/

                                                                                             2012-01-16 12:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›