Raporti ulet niveli i korrupsioni ne vend

Ashpërsimi i luftës ndaj korrupsionit ka bërë që ky fenomen në Shqipëri të ulet. Ky fakt vërtetohet edhe nga raporti i Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjendjen e kriminalitetit dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë. Nga statistikat e prokurorisë rezulton se veprat penale kundër korruspionit kanë një tendencë rënieje krahasuar me një vit më parë.
Ashtu siç shkruhet në raport ka një ulje prej 42.8% i procedimeve penale dhe një ulje prej 61.11 % e çështjeve të dërguara për gjykim. Kështu gjatë viti 2011 janë 80 persona të hetuar ndërkohë që në vitin 2009 kanë qenë 151. Për vitin 2011 janë dërguar në gjykatë 34 persona nga 120 të dërguara një vit më parë. Numri i procedimve të regjistruara gjatë vitit që lamë pas janë 64, nga të cilat 21 janë dërguar për gjykim, ku janë dënuar 72 persona.
Nga personat e akuzuar për korrupsion vihet re mos dënimi i asnjë personi për dhënien e shpërblimeve, ndërkohë që ka dy të dënuar për korrupsion pasiv i gjyqtarit dhe prokurorit. Numri më i lartë i të dënuarve është për korruspion pasiv i personave me funksione publike. Statistikat e vitit 2011 tregojnë një uljë të të akuzuarve meshkuj për akuzën e korrupsionit, ndëkohë që vihet re përfshirja dhe e femrave. Pjesa më e madhe e të akuzuarve për korrupsion janë me arsim të lartë, ndërsa vetëm 4 prej tyre janë me arsim 9-vjecar.
Sipas statistikave të prokurorisë tendenca më e lartë e korrupsionit është në zonat urbane. Sipas grafikut të paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme në raportin vjetor të dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë rezulton se numrin më të lartë të procedimeve penale për korupsion e ka Tirana me 40%, më pas vjen Shkodra me 14%, Korça me 12%, e kështu me radhë të gjitha qytetet e tjera të vendit.