Librazhd, zhduket ne rrethana misterioze 34-vjecari
Librazhd- Zhduket ne rrethana te paqarta nje 34-vjecar me banim ne fshatrat e Librazhdit. Luan Alliu, me banim ne Dardhe te komunes Hotolisht, eshte larguar nga shtepia qe prej ores 06:30 te mengjesit te se premtes se kaluar. Familjaret kane pritur te kthehet ne mbremje ne banese, por me kot, pasi 34-vjecari nuk ka dhene asnje shprese. Me pas familjaret jane interesuar tek te afermit dhe miqte, por edhe prej tyre kane marre pergjigje negative. Me tej ata kane nisur kerkimet private dhe kane kryer denoncim per humbje ne komisariatin e policise se Librazhdit. Kerkimet e familjareve jane perqendruar ne Shkumbin, malet dhe pyjet perreth. Nderkohe policia ka shperndare foton e tij. Sipas disa banoreve, i humburi eshte pare dje ne fshatin Mirake dhe Polis Vale te Librazhdit. Por edhe ne kete ane nuk ka pasur asnje shenje jete. Sipas burimeve familjare dhe policise vendore, Luan Alliu vuante nga problemet nervore. Por ky eshte rasti i pare qe ai largohet nga shtepia per nje kohe te gjate, pa dhene asnje adrese. Ne kerkime jane perfshire edhe banoret e disa fshatrave, por nuk ka qene e mundur te zbulohet asnje gjurme, pervec informacioneve se eshte pare ne dy prej fshatrave te zones.
F. Salliu
Dukuria
Afrimi i stines se nxehte eshte shoqeruar me shperthime te rrezikshme te shtetasve qe manifestojne semundje nervore ne Qarkun e Elbasanit. Vetem nje dite me pare ne Gramsh, e bija skizofrene tentoi te there te atin ne qafe me thike. F.S.
F. Salliu
Dukuria
Afrimi i stines se nxehte eshte shoqeruar me shperthime te rrezikshme te shtetasve qe manifestojne semundje nervore ne Qarkun e Elbasanit. Vetem nje dite me pare ne Gramsh, e bija skizofrene tentoi te there te atin ne qafe me thike. F.S.