E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrumbohet klinika dhe dyqani i drejtorit

Lushnje- Dyqani dhe klinika e drejtorit te spitalit te Lushnjes, eshte shkrumbuar nga flaket qe dyshohet se kane rene pas nje qarku te shkurter elektrik, ne nje prej pajisjeve profesionale. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22:00 te mbremjes se diel ne godinen dy kateshe te Robinson Lipes, njekohesisht kandidat i Partise Republikane, i pari ne liste, per qarkun e Fierit. I demtuari nuk ka dhene asnje deklarate ne lidhje me shkaqet e ngjarjes, ndersa grupi hetimor pohoi si piste te pare nje zjarr aksidental, pa perjashtuar edhe zjarrvenien e qellimshme. Fqinjet e familjes Lipe, kane pare te paret flaket dhe tymin qe dilte nga klinika private e drejtorit te spitalit te qytetit. Ata kane njoftuar sherbimin zjarrfikes dhe brenda disa minutash aty jane gjendur efektivet e repartit qe bene te mundur pas 30 minutash te shuanin flaket. Ngjitur me godinen ka qene edhe nje dyqan i leshuar me qira nga familja, kurse klinika administrohej nga mjeku. Policia beri te ditur se demet me te medha jane shenuar ne dyqan e klinike, ndersa eshte shmangur djegia e baneses. Grupi hetimor vleresoi se shkaku ka qene pajisja e EKO-s qe mund te kete shkaktuar dhe vatren e zjarrit. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ne godinen e pabanuar nuk ka pasur demtime, si thyerje xhamash apo dyersh, duke rrezuar pisten e zjarrvenies se qellimshme.

Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›