E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vocaj 5 te arrestuar per falsifikim parash

Drejtori i policise se Tiranes Tonin Vocaj ne nje konference per shtyp ka bere me dije finalizimin e operacionit te ndermarre nga policia e kryeqytetit dhe arrestimin e 5 personave. Keshtu ne saje te finalizimit me sukses te operacionit te koduar Graniti 2 u be i mundur arrestimi i shtetasve Ndrek bicuku 54 vjec Shkelqim Bufi 40 vjec Dashamir Shehi 40 vjec Thanas Xhuxhi 57 vjec si dhe Ilir prifti 56 vjec.

Arrestimi i tyre u be pas nje hetimi 16 mujor te policise se Tiranes dhe me ane te metodave speciale te hetimit.
Sipas Vocajt arrestimi i tyre u be tek dogana e Tiranes ku ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 50 mije euro te prerjeve prej 100 eurosh te llogaritura per tu hedhur ne tregun e Tiranes te gjitha mjetet e komunikimit dhe materiale te tjera te cilat do te sherbejne per qellime hetimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›