Vodafon mbështet delegacionin shqiptare të Lojërave Olimpike
Delegacioni Shqiptar i Olimpikut Special u nis ditёn e premte në Athinë, për të përfaqësuar Shqipërinё në Lojërat Olimpike Speciale Ndërkombëtare 2011. Atletët pjesëmarrës të akredituar nga Olimpiku Special Ndërkombëtar, shoqërohen edhe këtë vit nga Zonja e Parë Teuta Topi dhe nga përfaqësues të Fondacionit Vodafone Albania, që është dhe mbështetësi i ekipit shqiptar në eveniment. Skuadra e atletëve shqiptarë ka në përbërje përfaqësues nga Korça, Pogradeci, Shkodra, Elbasani, Tirana dhe Vlora, të cilët konkurrojnë në 4 disiplina të ndryshme sportive: bowling, ping-pong, futboll dhe atletikё. 17 atletёt shqiptarё u bashkohen rreth 7000 atleteve nga 180 vende të botës, tё cilёt janё pjesё e këtij eventi ndёrkombёtar. Ceremonia e hapjes u mbajt ditёn e shtunë, nё Stadiumin Olimpik tё Athinёs “Kallimarmon Panathinaikon” ku atletёt pjesёmarrёs nga e gjithё bota marshuan nё njё paradё tё gjithё sёbashku. Lojërat Olimpike Speciale Ndёrkombёtare kanё bashkuar botёn nё Athinё dhe pёr 10 ditё tё gjithё atletёt sёbashku do tё konkurrojnё mes tyre, nё shumёllojshmёrinё e lojërave tё ofruara nё kёtё edicion botёror tё Lojërave Olimpike Speciale. Olimpiku Special ёshtё njё lёvizje ndёrkombёtare, qё synon tё ndryshojё jetёn e njerёzve me aftёsi tё kufizuara intelektuale dhe fizike përmes sporteve. Kjo lёvizje ёshtё themeluar nё 1968 nga Eunice Kennedy Shriver dhe kёsaj iniciative i janё bashkuar sot 3.7 milionë atletё, nga 180 vende të botës. Falё Fondacionit Vodafone Albania, Lojërat Olimpike Speciale zhvillohen prej katёr vitesh tashmë edhe nё vendin tonё, duke u kthyer nё njё traditё shumë tё bukur dhe sensibilizuese pёr tё gjithё.