Vodafon ul tarifat për thirrjet ndërkombëtare
Vodafon Albania ofron thirrje ndërkombëtare me tarifa lokale. Plot një muaj komunikim tani edhe më i lirë me të dashurit tuaj jashtë Shqipërisë. Të gjithë ata klientë me parapagesë Vodafon Card dhe Vodafon Club të cilët mendonin se dhuratat kishin përfunduar edhe për këtë vit, duhet të hedhin edhe një herë vështrimin drejt pemës së Vitit të Ri. Për të gjithë ju, Vodafon Albania ka përgatitur një tjetër ofertë po aq speciale dhe të veçantë sa të gjithë ofertat e tjera të panumërta të prezantuara gjatë këtij viti. Duke filluar nga data 23 Dhjetor e këtij viti deri në datën 23 Janar 2010, pra për plot një muaj përdoruesit Vodafon Card dhe Vodafon Club do të përfitojnë ulje spektakolare të tarifave për thirrjet drejt Vodafon Itali, Vodafon Greqi, Vodafon Gjermani, Vodafon Mbretëri e Bashkuar dhe drejt të gjithë operatorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu, përpos uljeve të ndjeshme të bëra gjatë këtij viti për thirrjet ndërkombëtare, këtë muaj, për të gjithë anëtarët Vodafon Club thirrjet drejt destinacioneve të mësipërme bëhen 45 Lekë/min (pa TVSH) ndërsa për përdoruesit Vodafon Card ato bëhen 25 Lekë/min (pa TVSH). Dhe ashtu si çdo dhuratë tjetër që ju pret poshtë pemës edhe këtë mund ta “hapni” shumë lehtë. Mjafton vetëm një telefonatë falas në numrin 146 dhe tarifat e reja të ofertës do të aktivizohen menjëherë. Vodafon Albania do të jetë pranë jush në këto festa duke ndarë me ju emocionet e takimeve, përshëndetjeve dhe urimeve të përzemërta që ju do i bëni njëri-tjetrit. Ofertën e kësaj here e kanë paraprirë një sërë ofertash të tjera fantastike të cilat kanë plotësuar panoramën e festave të fundvitit. Vodafon vazhdon të mendojë në çdo detaj që ju të festoni sa më bukur këto festa duke ju krijuar mundësinë e komunikimit me njerëzit tuaj më të dashur.