E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasat, lotari kombëtare me faturat që marrin qytetarët

 Blini me kuponë fiskalë që të fitoni dhurata. Kjo është pjesë e strategjisë së re që po diskutohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. I marrë si një shembull nga Mali i Zi kjo mënyrë synon dhënien e një impulsi konsumatorëve shqiptarë të cilët përmes marrjes së kuponit fiskal do të bëhen pjesë e një lotarie me dhurata. Zv.Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve Besnik Nuredini shpjegon se kjo ide i është propozuar Ministrisë së Financave dhe ministri Bode e ka pritur pozitivisht. Edhe pse mbetet ende një ide, nëse merret parasysh që në vende të tjera ka dhënë rezultatet e dëshiruara, duket se shumë shpejt, kjo do të kthehet në praktikë edhe për vendin tonë. “Mali i Zi ka një lotari. Të gjithë njerëzit hedhin kuponët me numrin përkatës në vendet e caktuara duke lënë numrin e telefonit, çdo javë hidhet lotaria dhe fitohen shumë dhurata. Në rastin tonë nuk është thjesht një procedurë sepse ne e kemi pjesë të një detyrimi ligjor por kjo shihet si mënyrë e re për të dhënë një impuls pozitiv për diçka që duhet bërë” thekson Nuredini. Lidhur me dhuratat dhe gamën që përfshijnë këto të fundit konfirmohet se bëhet fjalë për elektroshtëpiake si televizor, frigorifer apo edhe sende të tjera me vlerë më modeste. Deri tani ende nuk është qartësuar kjo pjesë sepse gjithçka mbetet të shihet nga fondi që do të përcaktohet nga Drejtoria e Përgjithshme apo nga Ministria e Financave dhe mënyra si do organizohet shuma që shpërndahet. Sipas Besnik Nuerdinit meqenëse nga instancat përkatëse ideja është pritur pozitivisht kjo është inkurajuese. Ndërkohë që për t’u aplikuar duhet një akt nënligjor sepse do të bëhet një shpenzim, organizim dhe duhet të merren masa që të mos këtë abuzime porsa i përket caktimit të fituesit. “Fakti që ministri ka reaguar shumë mirë për këtë propozim për të realizuar qëllimin që ne kemi do të thotë që është diçka shumë pozitive. Në vendet e tjera që  është aplikuar impakti ka qenë shumë i mirë dhe mendoj se i tillë do jetë dhe në Shqipëri” shprehet zv.drejtori. Lidhur me vende të tjera në rajon ai thekson se Maqedonia është një tjetër shtet shembull ku ekonomia është totalisht e formalizuar dhe marrja apo dhënia e kuponit fiskal tashmë është një kulturë. Asnjë biznes për çdo shërbim që kryet apo mall që blihet nuk të lë pa kuptonin fiskal. Një tjetër aspekt sipas Nuredinit është fakti se sa i aplikueshëm mund të jetë ky variant në vendin tonë. “Në Shqipëri kjo mund të aplikohet shumë mirë por mbetet të shihet forma. Një praktikë shumë e mirë do të ishte zhvillimi i lotarisë lokale nëpër  televizionet lokalë në mënyrë që të identifikohen më mirë përfituesit me qëllim që të jetë diçka më e prekshme” shprehet ai. Sipas zv.drejtorit kjo është një mënyrë për të evituar komisionet e gjera, shpenzimet e kohës së televizioneve kombëtare dhe bërja më konkrete dhe e prekshme e kësaj nisme. Të tilla ide kanë dhe koston e tyre por që deri më tani nuk flitet për asnjë të tillë sepse është ende herët. Nëse kjo merr “ok” nga institucionet përkatëse atëherë hapet edhe rruga e hartimit të aktit që do të përcaktojë zbatimin. “Mënyra se si do të veprohet mbetet për t’u përcaktuar në një të ardhme jo shumë të largët sepse një pjesë mjaft e mirë e bizneseve tashmë janë pajisur me kasat fiskale nga ku do lëshohet dhe kuponi për çdo blerje” përfundon Nuredini. Ideja e strategjisë së re të tatimeve është një nxitje për konsumatorin që të kërkojë faturën fiskale. Këta të fundit që dalin nga kasat fiskale janë një detyrim për të gjithë biznesin përfshirë në TVSH. Kjo sipas tatimeve shërben për të formalizuar ekonominë e cila në vendin tonë në një pjesë të mirë është informale.“Do ulim numrin e inspektorateve, do t’i nxjerrim nga korrupsioni”Reforma e qeverisë do të nxjerrë inspektoratet nga korrupsioni. Nën drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua sot mbledhja e Task Forcës për reformën Rregullatore, ku u diskutua raporti mbi “Sistemin e Inspektimit në Shqipëri—analize dhe opsione”, i hartuar nga ekspertë ndërkombëtarë, në bashkëpunim me ekspertët  e administratës shqiptare. Kryeministri Berisha kërkoi nga ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, marrjen e masave të menjëhershme për shkurtimin, në jo më shumë se 40 ditë, të kohës se nevojshme për lidhjen e energjisë për bizneset. Kryeministri theksoi se reforma e inspektimit parashikon edhe reduktimin e domosdoshëm të numrit të inspektorateve, në mënyrë që të arrihet një transformim i thellë i këtij sistemi. “Një ndër problemet e mëdha të këtij vendi është numri i madh i inspektorateve, e cila nuk ka qenë vetëm një sëmundje shqiptare.  Reforma parashikon reduktimin e domosdoshëm të numrit të inspektorateve”, u shpreh Berisha. Duke e vlerësuar këtë reformë, si më të rëndësishme që do të ndërmerret, kryeministri u shpreh se mbi të gjitha inspektoratet do të ndërtohen duke i nxjerrë nga korrupsioni. “Tani do të ecim shpejt, vendosmërisht dhe do të shohim modelin. Modeli më i mirë është ai që përjashton korrupsionin dhe rrit efiçencën”. Gjithashtu në mbledhjen e Task-Forcës për reformën rregullatore u diskutua edhe ngritja e njësisë “One Stop Shop për aplikimet energjetike. Shqipëria sot është i vetmi vend në Evrope i cili ka 2 “one-stop-shop” në nivelin kombëtar: QKR dhe QKL. Por reforma rregullatore do të avancoje më tej, duke prekur sektorët e energjisë dhe atë minerar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›