E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone Albania ofron dhuratën më të bukur për Shën Valentin

Muaji Shkurt është cilësuar si muaji i dashurisë dhe harmonisë dhe kjo për shkak të Shën Valentinit, ditës kur të gjithë të dashuruarit festojnë. Në prag të kësaj feste, Vodafone Albania ju ofron dhuratën më të bukur për të dashurit tuaj, paketën Vodafone Duo e cila ju jep mundësinë të thoni apo të dërgoni fjalët më të bukura pa u shqetësuar për sa shpenzoni. Paketa Vodafone Duo përmban një set prej dy aparatesh celularë të prodhuar ekskluzivisht për Vodafone, si dhe dy paketa komunikimi me parapagesë. Secili prej numrave të paketës ka një hapësirë komunikimi prej 1000 minutash, 100 SMS dhe 100 MMS për çdo muaj, për tu konsumuar kundrejt numrit tjetër të paketës për plot një vit prej momentit fillestar të aktivizimit. Vodafone Duo ju mundëson të zgjidhni mes planeve tarifore Vodafone Card dhe Vodafone Club dhe veç kësaj ekziston mundësia për të përzgjedhur llojin e aparateve të paketës për t’iu përshtatur buxhetit dhe preferencës tuaj.Ju mund të blini paketën me setin e dy aparateve shumëngjyrëshe Vodafone 228 për vetëm 9990 lek (me TVSH) ose paketën me setin e aparateve Vodafone 527 për vetëm 15800 ALL (me TVSH). Të dy numrat e paketës do të kenë edhe një kredit fillestar prej 400 ose 500 lekësh në varësi të planit tarifor Club ose Card. Vodafone Duo është zgjidhja perfekte për të gjithë ju që shpenzoni minuta dhe madje orë të tëra duke komunikuar me të dashurit tuaj. Nxitoni për të bërë tuajën dhuratën më të bukur për këtë Shën Valentin. Vodafone Albania ju uron sa më shumë dashuri në këtë ditë feste.

11 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›