E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi i kalimit tek shteti


Projektligji për shtetëzimin e të gjitha pronave që në fillim të viteve 90-të i ishin kaluar në pronësi të sindikatave është përpiluar duke shfuqizuar dekretin e presidentit në detyre të asaj periudhe, Sali Berisha. Është pikërisht neni tre i këtij projekligji në të cilin shprehet qartësisht në lidhje me këtë çështje. Sipas tij, çdo marrëdhënie detyrimi ndërmjet sindikatës në cilësinë e kreditorit, një pale të tretë i cili është investitori dhe shtetit, zgjidhet në favor të këtij të fundit. Identifikimi i pronave të luajtshme dhe të paluajtshme të sindikatave do të bëhet nga Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike.

Ky proces duhet të përfundojë brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij projektligji ndërsa për të gjithë procesin do të raportojë para Këshillit të Ministrave. Nga ana tjetër, brenda një afati kohor 60 ditë nga marrja e të dhënave, qeveria miraton fondin e pronave të paluajtshme të cilat vihen në dispozicion për kompensim fizik ndaj pronarëve sipas ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës" dhe i ve në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›