E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vodafone Club”: Paguaj minutën e parë dhe përfito telefonata pa kufi, falas



“Vodafone Albania” prezanton për abonentët e saj të “Vodafone Club” një ofertë jashtëzakonisht të veçantë që do t’i japë më shumë jetë komunikimit brenda grupit më të madh të komunikimit në Shqipëri. Është e pabesueshme: Kryeni një thirrje drejt një anëtari të “VF Club”, paguani për minutën e parë dhe çdo thirrje përgjatë së njëjtës ditë me çdo numër brenda grupit do të jetë krejtësisht falas dhe pa asnjë lloj kostoje të fshehur. Të gjithë anëtarët e Vodafone Cub mund të telefonojnë në numrin 143 për të aktivizuar ofertën për një javë. Kostoja e pajtimit është 200 lekë (përfshirë TVSH). Mbas aktivizimit të ofertës abonentët mund të fillojnë të kryejnë thirrje brenda grupit dhe të përfitojnë nga kjo ofertë e leverdishme. Kjo ofertë mund të aktivizohet deri në 4 herë brenda muajit. “Vodafone” qëndron pranë klientëve të saj dhe ju jep atyre mundësinë që të kontrollojnë shpenzimet e tyre për komunikim dhe në të njëjtën kohë të përfitojnë nga ofertat më të mira në treg. Kjo është pjesë e konceptit “Power to You” përmes të cilit “Vodafone” e vendos klientin në qendër të gjithçkaje që realizon duke iu dhënë atyre fuqinë për të menaxhuar komunikimin e tyre, duke përfituar shërbime të lira cilësia e të cilave është e përherë e besueshme. Kjo ofertë do të jetë e vlefshme prej datës 9 nëntor 2009 deri 6 dhjetor 2010. Më tepër informacion dhe këshillim mund të merret në çdo dyqan të “Vodafone”, apo duke telefonuar shërbimin e klientit në numrat 139 dhe 140.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›