Bild: Prioriteti ynë zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit
23/06/2009 Kreu i diplomacisë suedeze thotë se vendet e Ballkanit duhet të ecin drejt integrimit
Suedia merr presidencën e radhës së BE-së më 1 korrik Deri tani ka kryesuar Çekia
Zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor është prioriteti i Suedisë, e cila do të marrë në fillim të korrikut kryesimin e radhës së Bashkimit Europian. Ky vendim sipas diplomacisë suedeze vjen pasi BE-ja dëshiron stabilitetin e Ballkanit dhe për këtë do të përshpejtohen veprimet për integrimin. Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bild, sqaron se përpjekjet e presidencës së shtetit të tij do të përqendrohen tek integrimi i Ballkanit Perëndimor në bllokun e 27-s. Megjithatë, Bild shprehet se vendi i tij nuk ka ndër mend të ndërhyjë për të zgjidhur mosmarrëveshjen e kufirit mes Kroacisë dhe Sllovenisë, çështje që po pengon seriozisht anëtarësimin e Zagrebit në familjen e madhe europiane. Duke iu përgjigjur interesit të medias nëse Suedia ka ndër end të bëjë diçka për këtë problem, shefi i diplomacisë suedeze është përgjigjur shkurtdhe prerë: jo. “Tani është koha për reflektim nga të dyja vendet, sepse kjo është një mosmarrëveshje dypalëshe. Përgjegjësia për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe mbetet te vetë vendet respektove”, - tha ai. Kroacia është vendi ballkanik që ka shanset më të mira për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, por problemi i trashëguar që ka me Slloveninë lidhur me çështjen e kufirit, por dhe mosdorëzimi i një sërë dokumentesh të kërkuara nga Gjykata e Hagës për kriminelët e luftës po e pengon anëtarësimin. Për sa i përket anëtarësimit të Serbisë, Bild deklaroi se ishte bërë përparim thelbësor në bashkëpunimin e Beogradit me tribunalin e Hagës, ndërsa shtoi se ishte shumë e rëndësishme që të gjitha vendet e Ballkanit të ecnin përpara drejt integrimit.
Zgjerimi
Pengesat me të cilat po përballet Kroacia dhe dështimi në një sërë pikash të negociatave mes BE-së dhe Turqisë të krijojnë përshtypjen se blloku po i mban qëllimisht dyert të mbyllura për anëtarësimin e vendeve të tjera që aspirojnë të bëhen pjesë e familjes europiane. Studimet tregojnë një skepticizëm në rritje në bllokun e 27-s për pranimin e vendeve nga Europa Juglindore.