“Vodafone”, marrëveshje me “Alcatel-Lucent” për shërbimet me parapagim
“Vodafone Albania” përzgjedh programin e “Alcatel-Lucent” zgjidhje për shërbimet me parapagim. “Alcatel-Lucent” (Euronext Paris dhe NYSE: ALU) dhe “Vodafone Albania”, një operator lider në shërbimet e telekomunikacionit, njoftuan dje mbi marrëveshjen rreth investimit më të madh në shpërndarjen e programit të “Alcatel-Lucent SurePay®” për Zgjidhje në Shërbimet me Parapagim. Sipas kontratës, “Alcatel-Lucent” përfundoi projektin “SurePay®” në qershor 2008. Një kontribut madhor në suksesin e këtij projekti ishte aftësia e “Alcatel-Lucent”, për të projektuar dhe drejtuar programin brenda afateve kohore të shkurtra të vëna nga klienti. Shërbimet profesionale që ofrohen sipas kontratës përfshijnë, dizajnim, integrim, shpërndarje dhe migrim të sistemit të mëparshëm të “Vodafone” drejt platformës “Alcatel-Lucent”. Platforma “Alcatel-Lucent 8620 SurePay” do t’i mundësojë “Vodafone Albania” të hedhë në treg shërbime të reja dhe atraktive.
“Pas migrimit të suksesshëm të të gjitha produkteve dhe shërbimeve drejt platformës së re, “Vodafone Albania” dhe “Alcatel-Lucent” po punojnë intensivisht për të kënaqur klientët e “Vodafone Albania””, - deklaroi Genci Hamzaraj, drejtor i Departamentit të Teknologjisë të “Vodafone Albania”. “Paketat e para me zë dhe SMS janë shpërndarë menjëherë pas migrimit. Është krijuar një gamë e gjerë produktesh dhe shërbimesh të tjera inovative, duke u fokusuar më shumë në ofertat mbi të dhënat. Duke marrë në konsideratë progresin e bërë deri tani dhe duke pasur parasysh përkushtimin e treguar nga “Alcatel-Lucent”, kemi besim se do të arrijmë të realizojmë planet tona”. Projekti i fundit, shpërndarja dhe migrimi i shërbimeve me parapagim në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar përforcojnë më tej pozicionin e “Alcatel-Lucent” si një furnizues kryesor i zgjidhjeve me parapagim ofruar “Vodafone Group”. “Vodafone Albania” përzgjodhi “Alcatel-Lucent” si partnerin e saj të besuar, duke shtruar kështu një sfidë për grupin tonë të Shërbimeve në bërjen funksionale të këtyre zgjidhjeve në një periudhe kohore rekord”, - tha Johan Vanderplaetse, President i aktivitetit të “Alcatel-Lucent” në CIS, Evropën Qendrore dhe Jugore, “Aftësitë unike të SurePay® Suite” e bënë më të lehtë integrimin me rrjetin ekzistues të “Vodafone”.