Mirëserdhe Mithat Bej Frashri!
Kishim vite që të prisnim Mithat Bej. Ishim ne, nacionalistët që të prisnim. Nuk kishim luftuar duke thirrur emrin tënd. Nuk kishim rënë nën emrin tënd. Po të pranonim këtë do të ishim servilë dhe hipokritë, si komunistët, që çdo gjë e bënin për partinë, për yllin e kuq dhe udhëheqësin e saj, duke harruar atdheun. Ne luftuam dhe ramë për Shqipërinë, për atdheun tonë të shtrenjtë. Natyrisht ti ishe një nga frymëzuesit e kësaj lufte.
Mirëserdhe Mithat Bej!
Ti erdhe përsëri në atdhe. Shumë u munduan të të pengonin. Shumë u munduan të të diskriminonin. Por nuk ia arritën. Ti u lartësove si një Promete, ndërsa ata u fundosën në llumin që kishin përgatitur vetë. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Një jetë e tërë në shërbim të kombit nuk mund të hidhet poshtë me një të rënë të lapsit. Këtë u munduan të bëjnë pseudohistorianët servilë, por nuk mundën ta realizojnë. Ti i shpërtheve dyert e errësirës komuniste dhe dole në dritën e demokracisë.
Mirëserdhe Mithat Bej!
Ti nuk je më midis nesh që të na këshillosh me fjalën tënde të ëmbël. Por ne e ndiejmë zërin tënd të ngrohtë. E kemi ndier këtë zë shumë shpejt, vite më parë, në Kongresin e Manastirit, ku ishe kryetar i tij. E kemi ndier në vitet e shpalljes së pavarësisë, ku zëri yt ishte dominues mbi të tjerët dhe ku nuk pranoje të bëje kompromis me idealet. E kemi ndier në vitet e Republikës dhe Mbretërisë Shqiptare ku zëri yt ishte violina e parë e politikës shqiptare. Por në një shkallë më të lartë e ndiem zërin tënd në vitet e pushtimit nazi-fashist, kur që në ditët e para të tij, ishe ti dhe shokët e tu ata që do të hartonin programin e asaj lëvizjeje të madhe nacionaliste, që më vonë do të merrte emrin “Balli Kombëtar”. Ti ishe me të vërtetë balli i këtij kombi.
Mirëserdhe Mithat Bej!
Kemi shtatëmbëdhjetë vjet që të presim. Kemi shtatëmbëdhjetë vjet që presim që në tekstet shkollore të shkruhet emri yt ashtu siç i takon, që fëmijët tanë të mos helmohen më me propagandën e vjetër, por të mësojnë të vërtetën për ty dhe idealet e tua. Por, për fat të keq, ti u ktheve shumë vonë. U ktheve një vit më parë, kur Presidenti i Republikës, me propozimin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, të dha dekoratën e lartë. Ju faleminderit zoti President! Ju faleminderit zonja kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Ju nuk nderuat vetëm simbolin e Shqipërisë. Ju nderuat veten tuaj dhe nëpërmjet jush, të gjithë ne nacionalistët shqiptarë.
Por në mënyrë madhështore ti u ktheve në qytetin tënd, në Përmetin e bukur, që pati meritën të të jepte titullin më të lartë, “Qytetar Nderi” i tij. Atje ti u ringjalle përsëri. Zërat e atyre vajzave të reja dhe këngët e grupeve artistike të ngritën nga vendi ku pushoje dhe të sollën në trojet ku kishe lindur. Dhe zëri yt kumboi fuqishëm në ato troje, si dikur kur mësoje dishepujt e tu.
Mirëserdhe Mithat Bej!
Ti u ktheve, por unë e ndiej se zemra jote është akoma e thyer. Të më falin organizatorët, por e ndiej se zemra jote është e thyer edhe për disa aspekte të ceremonisë tënde. Ajo u zhvillua në sheshin e qytetit, pranë lapidarit të Luftës Nacionalçlirimtare. Pas portretit tënd ishte përmendorja e partizanit në ballin e të cilit shkëlqente ylli i kuq. Pak më lart ishte stema e komunizmit, me një yll tjetër të kuq. Mua më dukej sikur gjembat e atij ylli vazhdonin të nguleshin në zemrën e “apostullit të shqiptarizmës”. Të më falin familjarët e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare për sa po shkruaj. Por dua t’i pyes:
-Përse u vranë bijtë tuaj, për Partinë Komuniste apo për Atdheun?
Nëse u vranë për Partinë Komuniste, atëherë le ta mbajnë yllin e kuq në ballë, por nëse kanë rënë për Atdheun, atëherë ai yll nuk duhet të ekzistojë. Ai yll nuk duhet të ekzistojë as në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, se ekzistenca e tij është mohim i luftës së këtij populli për lirinë e Shqipërisë, është përçmim i kontributit të të rënëve për liri. Ndaj them se zemra jote Mithat Bej është akoma e thyer.
Mirëserdhe Mithat Bej!
Ti u ktheve, por unë e ndiej se nuk je kthyer plotësisht. Do të doja të ishe në kryeqytetin e Shqipërisë. Do të doja të të shikoja nëpër libra dhe gazeta, nëpër radio dhe televizione. Do të doja të të shikoja të përjetësoheshe në përmendore në një nga sheshet kryesore të tij. Do të doja që emrin tënd ta mbanin institucionet më të rëndësishme të vendit. Në tetorin e vitit të ardhshëm mbushen 60 vjet që ti je ndarë nga gjiri ynë. Në këtë jubile do të doja që eshtrat e tu të lënduar të preheshin më në fund në atdhe. Mjaft lëngove në dhe të huaj. Megjithëse ai vend të priti dhe të respektoi, vendi yt është Shqipëria. Për atë u sakrifikove dhe ajo duhet të të japë shtratin e prehjes tënde. Është detyra e shtetit shqiptar t’i sjellë eshtrat e tu në atdhe dhe t’u japë një vend dinjitoz. A do ta bëjë vallë? Nuk e di. Është në nderin e tij një gjë e tillë. Këtë kërkesë e bëj unë, një qytetar i thjeshtë i tij.
Mirëserdhe Mithat Bej!
Xhaxhai yt, i paharruari Naim Frashri, shkroi shumë poezi të pavdekshme. Më lejo të citoj disa vargje të tij, të cilat mendoj se janë shkruar pikërisht për figurën tënde:
“Kur më shihni që jam tretur/ Mos pandehni se kam vdekur/ Jam i gjallë e jam në jetë/ Jam në dritë të vërtetë”.
Faleminderit Mithat Bej Frashri!