Vodafone prezanton plane të reja komunikimi me kontratë
10/02/2009 Paketa Profesionale”
Programe të reja komunikimi vijnë për abonentët e interesuar duke filluar nga 9 shkurti 2009 me “Vodafone Paketa Profesionale”. Ato janë të destinuara për komunitetin e biznesit për të përmbushur më së miri nevojat e tyre të komunikimit brenda grupit dhe në drejtim të destinacioneve kombëtare. Vodafone Albania mundëson përzgjedhjen e dy paketave me minuta brenda grupit. Sipas kësaj pakete, mund të flisni 60 minuta në muaj për vetëm 350 lekë, ose një kohë të palimituar bisede për vetëm 1100 lekë/muaj. Gjithashtu janë edhe tre paketa me minuta me destinacion kombëtar. Një prej tyre është 120 minuta/muaj për vetëm 2100 lekë, ose 240 minuta/muaj për 4 mijë lekë, ose 360 minuta/muaj për 5700 lekë. Me ofertat e fundit, klientët ekzistues me kontratë mund të zgjedhin të krijojnë vetë planin e tyre tarifor dhe të përfitojnë nga ofertat në dispozicion. Procedura e regjistrimit do të jetë e njëjtë me regjistrimin në planin tarifor biznes. Abonentët aktualë mund të kalojnë në planet tarifore të përshtatshme duke plotësuar formën e aktivizimit në të gjithë dyqanet Vodafone.