Vodafone uli dje me 26% tarifat e bisedave të klientëve të saj
Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Vodafonee Albania, z. Haris Broumidis, tha se “vëmendja ndaj klientit, transparenca dhe çmime të arsyeshme janë principet esenciale që ne zbatojmë si një biznes i përgjegjshëm, duke iu mundësuar klientëve tanë të jetojnë më shumë çdo moment. Vodafonee Albania ka hedhur në treg plane të ndryshme tarifore, për t’iu përshtatur më së miri nevojave për komunikim të korporatave, bizneseve te vogla dhe të mesme, si dhe individëve apo familjeve. Paketat familjare janë propozimet më të reja të hedhura në tregun shqiptar për herë të parë nga Vodafonee Albania në qershor 2008. Paketat familjare iu mundësojnë individëve të krijojnë planin e tyre të komunikimit familjar, duke përfituar nga tarifa të ulëta për thirrjet brenda familjes”.
Gjithashtu, kompania Vodafone Albania është e angazhuar për të siguruar cilësi të lartë/aparate celulare me çmim të ulët, duke e bërë telefoninë celulare të përballueshme për të gjithë kategoritë e klientëve, tha zyra e shtypit e kompanisë. Tarifat e reja të ulura me 26 % përfshijnë telefonatat brenda rrjetit Vodafone, të cilat janë bërë 29 lekë/min nga 38 lekë/min që ishte. Tarifat e bisedave drejt rrjeteve fiks të telefonisë janë ulur nga 50 lekë/min në 38 lekë min.
Po ashtu, ulja është vërejtur në të njëjtën shkallë edhe në bisedat drejt operatorëve fiks, ku nga 38 lekë/min është bërë 28 lekë/min. Për telefonatat me destinacion ndërkombëtar tarifat e reja janë 116 lekë/min për zonën e Evropës dhe të vendeve të rajonit. Më herët tarifat e bisedave për këtë zonë ishin 120 lekë/min.