Farërat dhe “Gërdeci” korruptiv i bujqësisë
Edmond Panariti
Shkatërrimi i mundit dhe i djersës së 12.000 fermerëve të komunës së Pajovës në Peqin, por edhe bujqve të Burrelit, Dibrës e Gramshit nga hedhja në erë e prodhimit pas mbjelljeve me misër jashtë standardit është vetëm maja e ajsbergut e një dukurie e cila po degradon për ditë e më shumë në një “flamë” të vërtetë për bujqësinë tonë.U tretën me miliona lekë për blerjen e farës, punimin dhe plehërimin e tokës, vaditjen e saj, sepse prodhimi dhe fitimi për këtë sezon është “zero”.
Ky është “Gërdeci” i bujqësisë dhe vula e turpit për një qeverisje të korruptuar, e cila çështjen delikate të inputeve bujqësore ia ka besuar mbi baza klienteliste firmave të lidhura me pushtetin.
Fakti që në krye të firmës, e cila solli dhe shiti farë misri shterpë, është vetë kreu i Bashkisë së Vorës, dëshmon se protagoniste të rrënimit dhe të mjerimit të bujqësisë janë ata të cilët, në fakt, duhet të jenë garantë të mbrojtjes së interesave të komuniteteve nga të cilat u zgjodhën.
Nuk ke sesi të mos heqësh një paralele midis kryetarit të Gërdecit që shiti fishekë dhe atij që shet misër të skaduar.
Pasojat janë vërtet dramatike, jo vetëm se u rrënuan edhe më tej me mijëra familje të varfra fermere, por edhe se u përlye dhe u minua geno dhe germofondi i kultivarëve bujqësore me hibride “surrogato” importi nga firma “prestigjioze”.
Inspektorati Shtetëror i Farërave prej kohësh ka dhënë alarmin se më shumë se gjysma e farës që hyn në Shqipëri është e pa certifikuar dhe jashtë standardeve.
Por në një shtet, i cili në emër të reformës shkatërroi institucionet dhe autoritetet e bujqësisë duke i shndërruar në biznes, madje edhe çështjet më delikate dhe të rëndësishme kombëtare, padyshim që mund të shitet lirshëm siç thotë Noli “rëra për farë”, apo edhe “sapuni për djathë”.
Ajo që u pasqyrua në media, është një pjesë fare e vogël e një skandali, i cili tashmë është shtrirë në të gjithë bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare. Kjo, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për importim dhe shpërndarje të farës së misrit shterpë, por edhe të futjes dhe të shitjes së fidanëve të bastarduara, kontrabandimit dhe të tregtimit të insekticideve të skaduara, apo të injektimit të vaksinave dhe të medikamenteve “false”.
Për këto arsye bujqësia dhe blegtoria te ne, kanë vetëm fytyrën e mjerimit, sepse janë të cenuara dhe të degraduara që në farë dhe embrion. Sepse vazhdojnë të preken nga sëmundje shkatërruese, të cilat i zverdhin dhe kalbin bimët që në arë, që i rrudhin dhe i fishkin frutat që në pemë.
Një bujqësi, ku bagëtitë sëmuren nga sëmundje mesjetare, të cilat vendet evropiane nuk i njohin që prej shekullit të 19-të.
Një blegtori, e cila infekton konsumatorët e saj më keq se në vendet e prapambetura afrikane, duke u dhuruar atyre rreth 1000 raste të reja me brucelozë në vit, me qindra raste infeksioni me plasje, tuberkuloz e një shumicë koktejesh helmimesh ushqimore.
Një bujqësi, e cila eksporton 10 herë më pak nga sa importon. Një bujqësi, e cila për emblemë të suksesit të saj ka vetëm mbjelljen, kultivimin dhe korrjen e hashashit.
Një bujqësi, e cila ka lënë në varfëri gjysmën e popullsisë së vendit dhe i ka kthyer qytetet në bomba sociale nga flukset e dyndjeve drejt periferive urbane.
Një bujqësi, e cila është zhytur në kaosin dhe konfliktin që gjenerohet nga përplasja e ligjit 7501 të reformës agrare, ligjit të kthimit dhe të kompensimit të pronave, ligjit të legalizimeve dhe nismës “Shqipëria një Euro”.
Një bujqësi, e cila me profilin e saj është shndërruar në një pengesë serioze për ecjen e Shqipërisë në Evropë.