E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhën 4 milionë lekë, pranga adoleshentëve

Elbasan- Policia ka vënë në pranga dy adoleshentë, të akuzuar për vjedhjen e një banese dhe një lokali. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Elbasanit, e cila njofton se ndalimi është bërë nga seksioni kundër krimeve ndaj pronës në këtë qytet.

“Policia ka ndaluar shtetasit me iniciale B.A, 14-vjeç dhe lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Katund i Ri, Bradashesh dhe M.M, 16-vjeç, banues në të njëjtin fshat”- thanë burimet policore.

Adoleshentët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën dhe lokalin e një shtetasi, emri i të cilët nuk bëhet i ditur. “Të dyshuarit kanë marrë gjithë materialet brenda lokalit, vlera e dëmit llogaritet në rreth 4 milionë lekë”- thanë të njëjtat burime.

Materialet për këtë çështje i kanë kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Rrethit, ndërkohë që policia sqaron se mbi ta rëndon akzua e vjedhjes së bashkëpunim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›