Zhdukja e cekeve, kerkime ne Korce
Zhdukja e 3 turisteve ceke ka vene ne levizje edhe policine e Korces. Telefonatat e shumta sinjalizuese te personave qe pretendojne se kane pare ne kete ose ate vend per here te fundit Mihal Pavelka, Jan Pavelka dhe Lenka Tuckova nuk kane munguar as ne policine e Korces, e cila eshte detyruar qe te kryeje kerkime ne fshatrat malore te ketij rrethi. Burime nga Komisariati i Korces, thane se prej tri ditesh kane kryer kerkime ne fshatrat Zerec dhe Dushar qe ndodhen ne zonen me malore te rrethit te Korces, ne kufi me Skraparin. Policia tha se nje grup uniformash blu kane udhetuar drejt ketyre fshatrave dhe kane bere nje sere kerkimesh ne afersi te vendit te quajtur "Guri i prere" per gjetjen e eshtrave ose te shenjave te tjera qe do te mund te identifikonin 3 turistet ceke, por deri tani kerkimet nuk kane dhene asnje rezultat.
G. Ashimi