Karcev kërkohet nga rumunët e Panduiri

Nikola Karcev, mbrojtësi maqedonas i cili luajti për Elbasanin sezonin e kaluar është shumë pranë nënshkrimit me skuadrën rumune Panduiri Lignitul. Lajmi jepet nga sajti sportiv maqedonas Macedonianfootall.com, që i referohet nga ana e saj mediave rumune.
Edhe për Karcev u fol gjerësisht se kishte nënshkruar kontratën me presidentin e Elbasanit, Arben Laze.
Karcev, i cili bëri një sezon të mirë te Elbasani (22 ndeshje, 3 gola), ka luajtur më parë edhe për Partizanin e Beogradit. Sipas gazetës sportive rumune në internet Gsp.ro, shuma e transferimit të Karcev pritet të jetë 150 mijë euro.