Mengleski braktis Elbasanin për Vardarin

Edhe pse u fol se Toni Mengleski nënshkroi për Elbasanin edhe për sezonin 2008-2009, maqedonasi është përforcimi i radhës i Vardarit të Shkupit, që tashmë do të drejtohet nga trajneri i ri Ratko Dostanic.
Mesfushori shkatërrues 27-vjecar, i cili së bashku me maqedonasin tjetër Nikola Karcev bënë një paraqitje të pëlqyeshme ne Superligë te Elbasani i presidentit Arben Laze, do të huazohet fillimisht te kampioni aktual i Maqedonisë, FK Rabotnicki, për ta ndihmuar këtë të fundit në ndeshjet kualifikuese në Ligën e Kampioneve.