E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, vijon konflikti PS-LSI

Pas konfliktit te nisur ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak te Vlores, kryetari i Bashkise, Shpetim Gjika, ne nje konference per shtyp, ka hedhur akuza te drejtperdrejta mbi anetaret e LSI-se se Vlores, pa lene jashte kesaj edhe zhvillimet analoge te kesaj partie ne Fier, per pengesen e punes se keshillit bashkiak me bojkot te mbledhjeve, duke metaforuar se ata tashme jane nje formacion luftarak ne sherbim te Ilir Metes per etjen e tij per karrigen e Kryeministrit. "Vazhdojme te mbetemi thellesisht te angazhuar per zgjidhje dhe jo manipulim te halleve te qytetareve, sic beri ceta e Ilir Metes". Nderkohe qe ka reaguar menjehere sekretarja e LSI, Gjikondi, duke u shprehur se LSI eshte e majta e vertete dhe se bojkoti ne Keshillin Bashkiak te Vlores kishte ardhur per shkak te shkeljes se procedurave per listen e te pastreheve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›