Skandali ne Hipoteke, lirohet oficeri i SHKB-se
Gjykata e Larte liron oficerin e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, i akuzuar per skandalin ne Hipoteken e Tiranes, per falsifikim te certifikatave te pronesise dhe tjetersimit te tyre. I arrestuar pas operacionit te koduar "Furtuna" se bashku me tre specialiste te hipotekes, Dali Hakorja ka lene dje qeline pas vendimit te befasishem te kolegjeve, mbeshtetur ne ankimimin e avokatit mbrojtes per arrestim te paligjshem te 50- vjecarit. Qe nga dita e djeshme, i pandehuri Hakorja ka lene qeline e Burgut 302 ne Tirane per t'u kthyer ne banese, ne pritje te ecurise se metejshme te procesit. Prokurori i ceshtjes ka kerkuar mbajtjen ne qeli te oficerit te SHKB-se, duke e cilesuar te implikuar ne kete ceshtje, ndersa pritet qe te kerkoje ndryshimin e vendimit te Gjykates se Larte. Hakorja u vu ne pranga ne saje te operacionit "Furtuna", dy muaj me pare. Oficeri i Sherbimit te Kontrollit te Brendshem akuzohej nga ana e Prokurorise se Tiranes per vepren penale te "korrupsionit pasiv dhe aktiv". Se bashku me Hakoren u vune ne pranga edhe tre zyrtare te hipotekes, si dhe dy seksere. Gjashte te pandehurit akuzoheshin nga prokuroria se kane tjetersuar titujt e pronesise ne 13 raste dhe ne nje rast mendohet se ryshfeti shkonte ne 45 mije euro. Tre zyrtaret e dyshuar te hipotekes, te cilet rane ne pranga se bashku me Hakoren, ishin Artan Mehmeti, Ramiz Hykaj dhe Enton Babameto, nderkohe qe dy sekseret ishin Veiz Senko e Halil Hima, te cileve gjate arrestimit iu kapen edhe 13 vula institucionesh. Oficeri i SHKB-se Dali Hakorja edhe dje perpra togave te zezat Gjykates se Larte ka pretenduar se arresti i tij ka qene i padrejte, pasi prona qe dispononte, 10 mije metra katrore ishte e trasheguar nga familja. Nderkohe qe prokuroria e akuzonte kete te fudnit se ka pervetesuar nje truall ne menyre te paligjshme, duke nderhyre te zyrtaret e Hipotekes.
R.Caushaj
R.Caushaj