Shoferi i autoambulances, korrier i heroines
Nje shofer i autoambulances ne spitalin e Pogradecit eshte arrestuar nen akuzen e shperndarjes se lendeve narkotike. Policia e Pogradecit ka arrestuar ne oret e para te mengjesit te djeshem dy persona nga ky qytet, te kapur ne flagrance, ndersa shperndanin heroine. Nje nga te arrestuarit, qe eshte vene ne pranga, punonte si shofer autoambulance ne spitalin e qytetit dhe, sipas policise, dyshohet qe ai ka shfrytezuar pikerisht kete vend pune per te kryer edhe "detyren" e korrierit te drogave te forta. Mariglen Kovaci, 22 vjec, dhe Ilmi Lipo, 42 vjec, qe te dy banore te Pogradecit, jane arrestuar nga policia lokale, rreth ores 04:00 te mengjesit, pasi u kapen ne flagrance duke shperndare doza te heroines ne qytet. Sipas policise, jane kapur 20 doza lende narkotike te llojit heroine, te cilat dy te arrestuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin, po i shisnin. Burimet zyrtare te policise rajonale thane se 22-vjecari Kovaci, gjate hetimeve ka deklaruar se drogen e blinte nga shoferi i autoambulances, qe punonte ne spitalin e qytetit. Hetimet do te shtrihen edhe me tej per te provuar nese 42-vjecari Lipo ka sherbyer edhe si korrier droge per sjelljen e heroines deri ne qytetin e Pogradecit, duke shfrytezuar pa ngjallur dyshime mjetin e spitalit. Per kete ka filluar ceshtja penale nga Prokuroria e Pogradecit, pas arrestimit te dy personave nga ky qytet me akuzen e prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike ne bashkepunim. Kohet e fundit rajoni Korce-Pogradec eshte vene ne epiqender te goditjeve te njepasnjeshme te policise vendore. Rreth 10 dite me pare, nje 32-vjecar vdiq nga nje overdoze heroine, cka risolli ne vemendjen e uniformave blu dimensionet alarmante te kesaj dukurie. Njekohesisht, policia po punon per eliminimin e trafiqeve nderkombetare te lendeve narkotike, te cilat shfrytezojne kufirin shqiptaro-grek per te trafikuar, kryesisht marijuanen, ne territorin helen.
Gezim Ashimi
Gezim Ashimi