Shkoder perplasin makinat vritet me arme 51-vjecari
Banoret e Shkodres jane tronditur nga vrasja e cila ndodh ne nje kohe kur e gjithe situata eshte e ndere si pasoje e kushteve te keqija te motit.
Nga burime te policise mesohet se viktima eshte shtetasi Sabah Ramadani banor i fshatit Trush qe lidh Shkodren me komunen e Berdices. Per kapjen e autorit te ekzekutimit zbarkuan ne Shkoder dhe forcat speciale te RENEA-s pasi terreni ku mendohet se eshte fshehur ai eshte shume i veshtire. Hetimet e para te kryera mbi kete ngjarje tregojne se vrasja e Ramadanit ka ardhur pas nje grindjeje per motive te dobeta kur makina e viktimes eshte perplasur me ate te autorit ndersa kalonin ne nje rruge te ngushte te zones. Per pasoje automjetet qe vinin nga drejtime te
ndryshme kane goditur njera-tjetren dhe ato kane rene ne nje kanal te thelle me rreth 2 m uje qe ndodhej ne ane te rruges. Pasi ka rene makina ne uje autori i vrasjes ka dale prej saj dhe fillimisht eshte grindur me fjale me Ramadanin. Papritur ai ka nxjerre nje arme zjarri qe mbante me vete e me te ka qelluar nje here ne koke 51-vjecarin duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Pas ketij veprimi autori eshte larguar neper kodrat e zones per tu fshehur. Me te marre informacionin se nje viktime ndodhej ne mes te rruges menjehere ne vendngjarje kane mberritur forca te shuma policore. Duke qene e autori ishte i armatosur dhe se terreni per nga ku eshte larguar eshte relativisht i veshtire policia e Shkodres ka kerkuar mbeshtetjen e trupave speciale te RENEA-s. Per momentin policia e Shkodres ka zbardhur skemen e ndodhjes se krimit si dhe ka identifikuar pronarin e makines por akoma nuk jane te sigurt nese ne makine ndodhej vete i zoti i saj apo dikush tjeter. Deri ne sqarimin e ketyre rrethanave policia e Shkodres eshte diskrete ne publikimin e emrave te personave te implikuar ne kete ngjarje. Vrasja e Ramadanit e con ne 18 numrin e vrasjeve ne Qarkun e Shkodres duke regjistruar gjithsej 19 viktima.
SHKODER/ RITVAN DIBRA