Vodhi arkën, arrestohet punonjësi i Kadastrës
Lezhë - Bardhok Bardhi gjendet i arrestuar nga policia pasi vodhi arkën ku punonte, atë të kadastrës së qytetit të Lezhës. Pas një kontrolli katër mujor, operacioni i koduar “Tapia e fundit” arriti të mbledhë prova për 36-vjeçarin Bardhi.
Dyshohet se punonjësi i shtetit ka abuzuar me detyrën duke vjedhur arkëtimet që mblidheshin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të qytetit të Lezhës. Pikërisht nën këtë akuzë ai është arrestuar dhe pritet të zbardhet skema që ai përdorte për të marrë paratë.
Organet e policisë nuk tregojnë detaje se sa ka qenë dëmi që ai i ka shkaktuar shtetit duke marrë paratë që qytetarët paguanin në bazë të ligjit në zyrën e Kadastrës.
Siç dimë për çdo shërbim, si marrje vertetimi mbi pronësinë, bllokim pronësie, etj. Paguhet një faturë shtetërore Por për qytetin e Lezhës mësohet se shuma e arkëtuar për 6 muaj është vjedhur nga punonjësi i zyrës.