Vodhi karburantin në Durrës, pranga të riut
Durrës- Shërbimet e Seksionit të Luftës Kundër Krimeve ndaj Pronës Durrës, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar për një vjedhje me dhunë të ndodhur pranë një karburanti në fshatin Koxhas të Durrësit.
Personi i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre i cili u ndalua është shtetasi Ermal Duro, vitlindja 1988, lindur në Përmet e banues në lagjen Nr. 6 Tiranë. “Ky shtetas dyshohet se muajin e shkuar ka vjedhur me anë të përdorimit të dhunës punonjësit të karburantit, shumën prej 110.000 lekë”- thanë burimet e policisë.
Lidhur me këtë ngjarje, gjatë kësaj kohe nga shërbimet e Seksionit të Luftës Kundër Pronës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës, janë kryer një sërë veprimesh hetimore në drejtim të zbardhjes së ngjarjes, nga tërësia e të cilave u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të saj dhe arrestimi i tij.