E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lume vjedhjesh, nen akuze 4 te mitur

Pese persona jane ndaluar nga policia per vjedhje banesash dhe biznesesh ne qytetet e Korces dhe Pogradecit. Kater prej tyre jane lene per hetim ne gjendje te lire per shkak te moshes, kurse i pesti u arrestua ne flagrance. Burime zyrtare bene me dije se i kerkuari A. L., 19 vjec, i denuar me pare per "vjedhje", u kap pas denoncimit te pronarit te nje lokali ne fshatin Lumalas te Korces se ne muajin nentor 2009 i jane vjedhur sende materiale dhe leke. Krimi eshte kryer ne bashkepunim edhe me te miturit D. P., K. N., dhe O. H., 15-16 vjec. Kurse Policia e Pogradecit mori nen hetim per vjedhje te dyshuarin D. Sh., 17 vjec, pasi dy dite me pare ka plackitur punishten e P. M., ne lagjen nr. 5, ku ka marre vegla pune si kudher per perpunim metali, nje troko dhe nje balester automjeti, me vlere demi 30 mije leke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›