Vodhi në Gjirokastër para dy vjetësh, arrestohet 25-vjeçarja
Një grua nga Kamza e Tiranës është arrestuar në Laç, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e 2.3 milionë lekëve në qytetin e Gjirokastrës. Rolanda Daja, 25 vjeçe, u ndalua dje nën akuzën "arrest me burg", pasi dy vjet më parë, në bashkëpunim me të miturin Saleo Stojani (endacak) dhe Hysmet Dajën (bashkëshortin), kanë vjedhur banesën e shtetasit I.B., me banim në Gjirokastër, ku kanë marrë një shumë prej 2.3 milionë lekësh të rinj. Gruaja jetonte prej disa muajsh në Laç, ku kishte marrë një shtëpi me qira. Bashkëpunëtorët e saj në këtë vjedhje janë arrestuar pak kohë pas krimit, ndërsa 25-vjeçarja kishte arritur të fshihej.