E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi një motoçikletë, vihet në pranga

SHKODËR - Policia e Shkodrës ka prangosur një 24-vjeçar i cili dyshohet se është autor i vjedhjes së një motoçiklete. Gëzim Handraj lindur në Gruzhë të komunës Gruemirë në Malësinë e Madhe dhe banues në fshatin Ura e Shtrenjtë të komunës Postribë në Shkodër është ndaluar nga policia pasi, pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se ka vjedhur një motor të markës "Honda Astra", tek vendi i quajtur "Shpella e Korbit" në komunën e Postribës.


Motori i vjedhur i përkiste një 52-vjeçari me banim në fshatin Kullaj të kësaj komune dhe pas informacioneve të marra policia ka bërë hetimin dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, autor i së cilës dyshohet të jetë 24-vjeçari Handraj. Ndërsa një 36-vjeçar nga fshati Trush do të ndiqet në gjendje të lirë me akuzën e kanosjes pasi në plazhin e Velipojës ka kanosur një 46-vjeçar nga Mirdita me banim në Pulaj pas grindjes për motive të dobëta.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›