E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet çifti me 3 kg kokainë

24/06/2009  Policia italiane ka arrestuar dje dy shtetas shqiptarë, një burrë dhe një grua, pasi u kapën me një sasi kokaine të fshehur në makinën e tyre. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, që sipas të cilave në pranga kanë përfunduar dy shtetasit me iniciale S.A 32 vjeç dhe C.E 25 vjeç. Sipas burimeve, ata po udhëtonin me një makinë të tipit “Ford Focus” dhe e kishin fshehur sasinë e lëndës narkotike, rreth 3 kilogramë, në serbatorin e automjetit. Burimet shtojnë se gjatë kontrollit të makinës, agjentët gjetën dhe sekuestruan edhe 2.200 euro, që dyshohet të jenë fryt i pazareve të drogës. Mendohet se kokaina transportohej nga Spanja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›