Plagoset me thikë 22-vjeçari, u zunë për një femër
24/06/2009 Sherri tek Kinostudio
TIRANE- Një përleshje me thika ka ndodhur dje mes dy grupeve të rinjsh në Tiranë, ku si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur shtetasi 22-vjeçar Shpresim Hasaj. Mësohet se si pikënisje e këtij sherri ka shërbyer një femër, e cila sipas policisë është ngacmuar disa ditë më parë nga autori i kësaj plagosjeje. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Kinostudios, kur dy grupe të rinjsh janë grindur me njëri-tjetrin. Më pas grindja degradoi në një përleshje fizike duke përdorur edhe thikat. Për pasojë, 22-vjeçari Hasaj ka marrë disa plagë në trup dhe është çuar menjëherë me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ndërkohë që pas ndërhyrjes kirurgjikale të mjekëve, shëndeti i 22-vjeçarit nga Tiranë është përmirësuar dhe aktualisht Hasaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër dëshmitarët okularë kanë lajmëruar policinë e kryeqytetit, të cilët pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku dhe kanë kryer veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes. Aktualisht policia ka identifikuar autorin dhe është në kërkim të tij, por për arsye hetimi nuk bën të ditur identitetin e tij.