Helsinki i shqiptarëve shokon Schalken

Skuadra e Helsinkit, ku luajnë dyshja shqiptare Erfan Zeneli e Berat Sadik, kanë befasuar gjysmëfinalistin e Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar Schalken 04 duke e mposhtur 2:0 në ndeshjen e parë të play offit në Europa League.
Fitoren, gjigantit finlandez ia ka siguruar talenti Pukki, i cili realizoi dy gola, fillimisht në minutën e 18’të dhe 54’të. Pjesë e kampionit të Finlandës në këtë takim ishin Berat Sadik që ishte titullar dhe Erfan Zenli që u inkuadrua në pjesën e dytë.
Mesfushori vushtrrias tregon se ekipi ishte përgatitur shumë para kësaj ndeshjeje. Edhe pse është i vetëdijshëm se nuk do ta kenë lehtë në ndeshjen e kthimit, Zeneli beson se Helsinki ka shanse të mira ta eliminojë Schalken dhe të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League.
“Te them të drejtën, e kemi pritur fitoren, pasi i kemi analizuar shumë ndeshje të Schalkes. Po ashtu, ata nuk na bënë presion shumë, çka ishte e mirëseardhur për ne të arrinim deri te fitorja”, ka thënë Zeneli për Express.
“Ishalla arrijmë ta eliminojmë Schalken pasi e kemi të vështirë. Nëse realizojmë një gol në ndeshjen e kthimit, besoj se kemi shanse shumë të mira që të kualifikohemi në fazën e grupeve”, theksoi Zeneli.
Përveç Helsinkit, në rrugë të mirë që të kualifikohen në fazën e grupeve është e Lazio e Lorik Canës, e cila në ndeshjen e parë ka mposhtur ekipin maqedonas Rabodniçki, me rezultat të thellë 6:0 dhe Fulhami i Pajtim Kasamit, i cili mposhti Dnipron me rezultat 3:0.
Edhe Vroskla ku aktivizohe Ahmed Januzi e Armend Dallku ka gjasa të mira që t’i vazhdojë garat në Europa League, pasi në shtëpi mposhti Dinamo Bucurestin e Elis Bakajt 2:1.
Gjasa të mira për kualifikim kanë edhe Hannoveri i Altin Lalës, i cili mposhti Sevillën 2:1 dhe NK Maribor i Agim Ibraimit (shënoi golin e parë) që mundi Rangersin me rezultat identik.
Në anën tjetër, Thun i Milaim Ramës dhe Muhamed Demirit ka pësuar humbje në shtëpi nga ekip anglez, Stoke, 0:1 dhe vështirë se mund të ndryshojë diçka në ndeshjen e kthimit. Edhe Helsingborgu i Ardian Gashit, vështirë se do të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League, pas humbjes 1:0 Standard Liege.