Në kërkim të presidentit, takimit të dytë Berisha-Rama i bashkohet dhe Meta
Tiranë- Ngërci për gjetjen e një emri konsensual për president do të ul për herë të dytë në bisedime kryeu e maxhorancës sali Berisha dhe atë të opotizës Edi Rama. Takimi pritet të zhvillohet këtë të dielë në orën 19:00, në të njëjtin vend, në Kryesinë e Kuvendit.
Në takim pritet të jetë dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta si dhe dy kryetarët e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi dhe Astrit Patozi.
Raundi i katërt kërkon 71 vota për zgjedhjen e Presidentit të ri, por mazhoranca do të kërkojë konsensusin e opozitës për një kandidaturë që mund të marrë edhe votat e deputetëve të majtë. Para takimit me kreun e PS, kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë takime dhe me aleatët e koalicionit të tij.
Ky është takimi i dytë që Berisha zhvillon me Ramën për çështjen e kreut të shtetit. Mësohet se opozita dhe mazhoranca do të paraqiten me disa emra. Ndërsa zyrtarisht PS nuk pritet të jap emra, duke kërkuar vetëm emra konsensual nga ana e mazhorancës.
Takimi vjen vetëm pak orë para raundit të katërt, ku ende nuk ka asnjë emër konkret për president pas dorëheqjes së Xhevair Zaganjorit, kandidatit të maxhorancës që nuk gjeti konsensusin e opozitës.