E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, të hënën në raundin e katërt me 71 vota

10-06-2012 / Gazeta 55

Zgjedhja e Presidentit

Raundi i katërt i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit do të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00. Tre raundet e para u ezauruan pa kandidatë si pasojë e mungesës së konsensensusit nga ana e opozitës për kandidatin e propozuar nga mazhoranca, Xhezair Zaganjori. Pavarësisht thirrjeve të njëpasnjëshme të shefit të mazhorancës, Sali Berisha, për përfshirjen e opozitës në një proces konsensual, krahu i majtë politik u pozicionua dukshëm kundër zgjedhjes së Presidentit.
Në reagimin e tij të fundit, gjatë seancës plenare të ditës së enjte, kryeministri Berisha e cilësoi sjelljen e opozitës të padenjë dhe bllokuese. Berisha theksoi se mashtrimi dhe dogma është shina ku forca kryesore e opozitës është gozhduar, duke mos arritur të dalë nga strategjia e bllokimit, sikurse nisi letra të hapura tipike si ato të Enver Hoxhës, me kërcënime për rrëzim qeverie dhe ultimatume.
Për herë të parë Parlamenti shqiptar provon fillimin e javës që vjen ndryshimin kryesor të Kushtetutës të vitit 2008, për zgjedhjen e presidentit të republikës me shumicë të thjeshtë votash në dy votimet e fundit, ndryshim i propozuar nga kryetari i opozitës Edi Rama dhe i miratuar me konsensusin e mazhorancës së kryeministrit Berisha. Por zgjedhja me shumicë të thjeshtë nuk përjashton mundësinë që palët me vullnetin e përbashkët të mos tentojnë një figurë që edhe në raundin e katërt të merrte votat e të dy palëve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›