E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokshi: Vota e grave, përcaktuese për fitoren e 23 qershorit

10-02-2013 / Gazeta 55

Lidhja Demokratike e Gruas

Vota e grave do të jetë përcaktuese për fituesin e zgjedhjeve në 23 qershor. Kjo ka qenë deklarata e  kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi, e cila u shpreh njëkohësisht se Partia Demokratike është e sigurt për mandatin e tretë qeverisës. Nga Kavaja, Vokshi ka theksuar se Partia Demokratike  ka shënuar një rekord reformash që e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend të zhvilluar. Do të doja të falenderoja të gjithë kryetaret në vite të Lidhjes Demokratike të Gruas dega Kavajë dhe të gjitha ato zonja të cilat që ditën e parë të themelimit të Partisë Demokratike i kanë qëndruar kësaj partie  pranë, duke marrë pjesë në të gjitha aktivitetet, duke marrë pjesë në të gjitha fushatat, duke vajtur e duke punuar derë më derë në mënyrë që fitorja e PD të jetë sa më e thellë, theksoi Vokshi. Në Kuvendin e LDG-së në Kavajë  u votua për zgjedhjen e strukturave drejtuese, ku me shumicë votash , kryetare  e këtij forumi u zgjodh znj. Zihnie Cerloj si dhe u votua për kryesinë e re drejtuese.  Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë  është forumi më i madh politik i grave ne vend që numëron mbi 16 mijë anëtare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›