Volcker: SHBA tashmë në recesion
Ish-shefi i Rezervës Federale,
Paul Volcker, ka deklaruar dje
se sektori imobiliar amerikan
ka pësuar humbje të jashtëzakonshme
dhe se ekonomia e
vendit ka hyrë tashmë në periudhën
e recesionit, pavarësisht
përpjekjeve të autoriteteve
për ta ndaluar një
gjë të tillë. Sipas tij, prioriteti
në një krizë kredish është stabilizimi
i sistemit financiar,
edhe kur një gjë e tillë bëhet
përmes ndërhyrjes së qeverisë
në tregje private. Këtë deklaratë,
ish-bankieri e ka bërë
gjatë një fjalimi në një seminar
në Singapor. Sipas
parashikimit të tij, çmimet e
shtëpive vazhdojnë të bien
dhe kjo nuk do të ndalet me
kaq, gjithashtu edhe humbjet
do të vazhdojnë të jenë pjesë
e realitetit ekonomik të SHBAsë.
"Kjo do të thotë se ekonomia
është në gjendje recesioni",
është shprehur Volcker. Ai
është ndër të tjera edhe kryetar
i bordit të administratorëve
të Grupit 30, një organizatë
ndërkombëtare e përbërë
nga guvernatorët e
bankave qendrore, ekonomistë
të shquar dhe ekspertë
të sekretit financiar. Ai konsiderohet
si personi që arriti të
mundë inflacionin dyshifror të
vitit 1970. Volcker ka qëndruar
në krye të Rezervës Federale,
që nga viti 1979 deri në
vitin 1987, para se t‘ia dorëzonte
institucionin famëkeqit
Alain Greenspan. Volcker, i
pyetur nga audienca nëse futja
e sasisë së madhe të
likuiditetit nga ana e Rezervës
Federale mund të çonte ekonominë
në inflacion, ose në
staglacion, tha se kjo nuk përbënte
një shqetësim imediat,
porse do t‘i vinte radha menjëherë
pas daljes së ekonomisë
nga gjendja e recesionit.
Shtetet e Bashkuara kanë
njoftuar për ndërmarrjen e
hapave të ndryshme, për të
ndryshuar situatën në lidhje
me krizën e kredive që lindi
vërtet në Amerikë, por u përhap
në të gjithë botën. Autoritetet
amerikane do të njoftojnë
edhe planin për futjen e
250 miliardë dollarëve në
bankat problematike të vendit,
në vijim të një mase të ngjashme
të ndërmarrë nga disa
vende të Bashkimit Evropian,
një tentativë kjo për të parandaluar
sa është e mundur recesionin
global. "Unë kam një
përvojë shumë të gjatë në financat
amerikane dhe
botërore, kam parë dhe kaluar
shumë kriza ekonomike
nga më të rëndat, por nuk
kam parë një krizë të përmasave
dhe vështirësisë së
tillë", ka deklaruar ish-drejtuesi
i Rezervës Federale. Për të,
një situatë e tillë është një përjashtim
dhe një krizë e tillë do
të lerë pasoja të rënda në
ekonomi, por këto nuk do të
duken menjëherë, por me kalimin
e kohës.
Paul Volcker, ka deklaruar dje
se sektori imobiliar amerikan
ka pësuar humbje të jashtëzakonshme
dhe se ekonomia e
vendit ka hyrë tashmë në periudhën
e recesionit, pavarësisht
përpjekjeve të autoriteteve
për ta ndaluar një
gjë të tillë. Sipas tij, prioriteti
në një krizë kredish është stabilizimi
i sistemit financiar,
edhe kur një gjë e tillë bëhet
përmes ndërhyrjes së qeverisë
në tregje private. Këtë deklaratë,
ish-bankieri e ka bërë
gjatë një fjalimi në një seminar
në Singapor. Sipas
parashikimit të tij, çmimet e
shtëpive vazhdojnë të bien
dhe kjo nuk do të ndalet me
kaq, gjithashtu edhe humbjet
do të vazhdojnë të jenë pjesë
e realitetit ekonomik të SHBAsë.
"Kjo do të thotë se ekonomia
është në gjendje recesioni",
është shprehur Volcker. Ai
është ndër të tjera edhe kryetar
i bordit të administratorëve
të Grupit 30, një organizatë
ndërkombëtare e përbërë
nga guvernatorët e
bankave qendrore, ekonomistë
të shquar dhe ekspertë
të sekretit financiar. Ai konsiderohet
si personi që arriti të
mundë inflacionin dyshifror të
vitit 1970. Volcker ka qëndruar
në krye të Rezervës Federale,
që nga viti 1979 deri në
vitin 1987, para se t‘ia dorëzonte
institucionin famëkeqit
Alain Greenspan. Volcker, i
pyetur nga audienca nëse futja
e sasisë së madhe të
likuiditetit nga ana e Rezervës
Federale mund të çonte ekonominë
në inflacion, ose në
staglacion, tha se kjo nuk përbënte
një shqetësim imediat,
porse do t‘i vinte radha menjëherë
pas daljes së ekonomisë
nga gjendja e recesionit.
Shtetet e Bashkuara kanë
njoftuar për ndërmarrjen e
hapave të ndryshme, për të
ndryshuar situatën në lidhje
me krizën e kredive që lindi
vërtet në Amerikë, por u përhap
në të gjithë botën. Autoritetet
amerikane do të njoftojnë
edhe planin për futjen e
250 miliardë dollarëve në
bankat problematike të vendit,
në vijim të një mase të ngjashme
të ndërmarrë nga disa
vende të Bashkimit Evropian,
një tentativë kjo për të parandaluar
sa është e mundur recesionin
global. "Unë kam një
përvojë shumë të gjatë në financat
amerikane dhe
botërore, kam parë dhe kaluar
shumë kriza ekonomike
nga më të rëndat, por nuk
kam parë një krizë të përmasave
dhe vështirësisë së
tillë", ka deklaruar ish-drejtuesi
i Rezervës Federale. Për të,
një situatë e tillë është një përjashtim
dhe një krizë e tillë do
të lerë pasoja të rënda në
ekonomi, por këto nuk do të
duken menjëherë, por me kalimin
e kohës.