MekKein: Ja plani im financiar që do të shpëtojë ekonominë
Kandidati presidencial i repub
likanëve, MekKein, ka dalë
dje me një plan konkret për ekonominë
e vendit, një plan me një
vlerë 52.5 miliardë dollarësh, që
do të eliminojë taksat për përfitimin
e pagesës së papunësisë dhe
do të ulë taksën e fitimit. Sipas tij,
kurrë më parë në historinë e
Amerikës, njerëzve nuk është
kërkuar që të që të rrezikojnë
shumë, bazuar në pak. Gjatë një
fjalimi elektoral, ai tha se, si President
i vendit, ai do të urdhëronte
Ministrinë e Financave që të garantonte
100% të gjitha depozitat
e kursimeve për një periudhë 6-
mujore. Sipas tij, një garanci e tillë
do të qetësonte shumë konsumatorët
të ngërthyer nga frika për falimentimin
e bankave. MekKein
tha se plani 250 miliardësh i Presidentit
Bush për të blerë aksione
në bankat kryesore të vendit, që
ndodheshin në vështirësi, duhet
të ishte një plan afatshkurtër dhe
duhet të zgjaste derisa institucionet
të reformoheshin dhe të vendoseshin
sërish në tokë të sigurt.
Ndërkohë plani ekonomik i kandidatit
tjetër presidencial,
Obama, përqendrohej në pakësimin
e taksave në përgjithësi e
veçanërisht të taksave të biznesit
të vogël dhe të mesëm.
Demokratët propozojnë gjithashtu
edhe një moratorium 90-
ditësh për disa banka, dy vjet
ndërprerje taksash për disa biznese
të rrezikuara gjatë periudhës
së krizës ekonomike dhe
krijimit të vendeve të reja të
punës. Një tjetër lehtësi do të jetë
edhe ajo e tërheqjes së njerëzve
të 10 mijë dollarëve nga llogaritë
e pensioneve pa ndonjë penalitet
gjatë këtij viti dhe viteve të ardhshme.
Duke qenë se situata
ekonomike është rendi i ditës për
zgjedhjet amerikane të dy kandidatët
janë përqendruar si kurrë
më parë pikërisht në ofrimin e
zgjidhjeve të reja dhe sa më lehtësuese
për njerëzit. Programi i
MekKejnit erdhi dy ditë pas sinjaleve
të qarta se ai rrezikon seriozisht
të humbasë zgjedhjet e 4
nëntorit
likanëve, MekKein, ka dalë
dje me një plan konkret për ekonominë
e vendit, një plan me një
vlerë 52.5 miliardë dollarësh, që
do të eliminojë taksat për përfitimin
e pagesës së papunësisë dhe
do të ulë taksën e fitimit. Sipas tij,
kurrë më parë në historinë e
Amerikës, njerëzve nuk është
kërkuar që të që të rrezikojnë
shumë, bazuar në pak. Gjatë një
fjalimi elektoral, ai tha se, si President
i vendit, ai do të urdhëronte
Ministrinë e Financave që të garantonte
100% të gjitha depozitat
e kursimeve për një periudhë 6-
mujore. Sipas tij, një garanci e tillë
do të qetësonte shumë konsumatorët
të ngërthyer nga frika për falimentimin
e bankave. MekKein
tha se plani 250 miliardësh i Presidentit
Bush për të blerë aksione
në bankat kryesore të vendit, që
ndodheshin në vështirësi, duhet
të ishte një plan afatshkurtër dhe
duhet të zgjaste derisa institucionet
të reformoheshin dhe të vendoseshin
sërish në tokë të sigurt.
Ndërkohë plani ekonomik i kandidatit
tjetër presidencial,
Obama, përqendrohej në pakësimin
e taksave në përgjithësi e
veçanërisht të taksave të biznesit
të vogël dhe të mesëm.
Demokratët propozojnë gjithashtu
edhe një moratorium 90-
ditësh për disa banka, dy vjet
ndërprerje taksash për disa biznese
të rrezikuara gjatë periudhës
së krizës ekonomike dhe
krijimit të vendeve të reja të
punës. Një tjetër lehtësi do të jetë
edhe ajo e tërheqjes së njerëzve
të 10 mijë dollarëve nga llogaritë
e pensioneve pa ndonjë penalitet
gjatë këtij viti dhe viteve të ardhshme.
Duke qenë se situata
ekonomike është rendi i ditës për
zgjedhjet amerikane të dy kandidatët
janë përqendruar si kurrë
më parë pikërisht në ofrimin e
zgjidhjeve të reja dhe sa më lehtësuese
për njerëzit. Programi i
MekKejnit erdhi dy ditë pas sinjaleve
të qarta se ai rrezikon seriozisht
të humbasë zgjedhjet e 4
nëntorit